Ballina / Lajme / Kosovë / Arrestohet një i dyshuar për grafitet kërcënuese ndaj Thaçit, Tërnaves dhe Ahmetit
Loading...

Arrestohet një i dyshuar për grafitet kërcënuese ndaj Thaçit, Tërnaves dhe Ahmetit

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për shkrimin e grafiteve me përmbajtje kërcënuese ndaj Presidentit Hashim Thaçi, myftiut Naim Tërnava dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Në fillim të gushtit përmes grafiteve në Fakultetin Filologjik dhe në gur-themelin e Xhamisë Qendrore, të tre u kërcënuan me jetë.

Policia ka bërë të ditur sot se ka identifikuar një të dyshuar, e më pas ka vazhduar me bastisjen në fshatin Buzovik të Ferizajt ku ka sekuestruar:

Një armë automatike AK 47

30 copë fishekë dhe një karikator

Dy pistoleta

13 copë fishekë dhe dy karikator

27 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm

18 copë fishekë të kalibrit 7.65 mm

I dyshuari XH. Hasani 53 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, pas arrestimit është dërguar në qendrën e mbajtjes për t’u proceduar në fazat e mëtejme të procesit hetimor, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/arrestohet-nje-i-dyshuar-per-grafitet-kercenuese-ndaj-thacit-ternaves-dhe-ahmetit-430815/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...