Ballina / Lajme / Kosovë / Arrihet marrveshja për ndertimin e Termocentralit ” Kosova e Re”
Loading...

Arrihet marrveshja për ndertimin e Termocentralit ” Kosova e Re”

Pas një pune të madhe të shumë njerëzve, ekspertëve dhe të gjitha qeverive të Republikës së Kosovës, sot, është arritur marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, që është investimi më i madh në historinë e re të Kosovës.

Kjo marrëveshje është një e arritur e madhe e popullit të Kosovës, që ndikon në konsolidimin e shtetit.
Pas nënshkrimit të kontratës, ky projekt siguron pavarësinë energjetike të Kosovës.

Termocentrali do të ndërtohet me parametrat e fjalës së fundit të tekonologjisë, që mundëson mbrojtjen e mjedisit, siguri për investitorët e huaj në fushat tjera si dhe vende të reja të punës.
Poashtu, me kapacitetet e reja, do të mundësohet zgjerimi i rrjetit të ngrohjes për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë Kosovës. Urime Kosovë! Ka shkruar z. Ramush Haradinaj në fanpage të tij zyrtar.

/MegaPress.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...