Ballina / Show Bizz / Artistja BUNNY sjell klipin e parë, duket mjaft provokative
Loading...

Artistja BUNNY sjell klipin e parë, duket mjaft provokative

BUNNY, është artistja më e re në skenën muzikore

Bëhet fjalë për Arbana Lushaj, e cila ka vendosur të debutojë në tregun kosovar me emrin artistik BUNNY.

Ajo sapo ka sjell projektin e saj të ri muzikor i cili mban titullin “DRUNK”, që vjen i shoqëruar edhe me videoklip, shkruan arbresh.info.

Tekstin dhe muzikën e këngës e ka shkruar vetë artistja, masteringu është bërë nga Lorenc Aliaj, teksa producent i këngës është Gëzim Lazri, ndërsa klipi është xhiruar nga kompania e madhe filmike “AWUSS FILM”, të udhëhequr nga Adonis Krasniqi dhe Alban Selimaj.

Bëjmë të ditur se, Arbana u bë e njohur për publikun, me fotot e saja nga mbrëmja e maturës me fustanin me nota muzikore, foto këto që ishin të realizuara nga fotografi i njohur  Agon Gjinovci, ku ky i fundit është njëri ndër fotografët më të pëlqyer nga estrada kosovare.

Arbana ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës dhe duket se pasioni i saj i madh pikërisht për muzikë, ku ka ndikuar që ajo sot të hy fuqishëm në tregun muzikor kosovar.

Tashmë projektin mund ta gjeni në kanalin, Youtube./Arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=qoO8e1_3ZjU

Loading...

Shikoni gjithashtu

Ardit Bexheti vjen në duet me Aida Doçin (Video)

Një këngë shumë ritmike verore dhe gazmore është realizuar në duet mes këngëtarit tashmë të …

Loading...