Ballina / Sport / Asensio mbron Benzeman: Të gjithë mund të dështojnë ndonjëherë
Loading...

Asensio mbron Benzeman: Të gjithë mund të dështojnë ndonjëherë

Marco Asensio u shfaq përpara mediave pas performancës fantastike në ndeshjen e mbrëmshme ku shënoi dy gola spekakolar dhe i ndihmoi skuadrës të dale me një pikë nga ndeshja ndaj Valencias. Ai u shpreh i kënaqur me performancën e tij por potencoi që largohet me një shije të hidhur sepse më e rëndësishme sipas tij është fitorja e ekipit.

”Jam i lumtur për golat që shënova por largohem me shije të hidhur pas këtij barazimi. Topi i Artë? Nuk mendoj për atë. Unë thjesht tentoj të bëj më të mirën.”

”Penallti të paakorduara për Real Madridin? Ne duhet të shikojmë për vetveten dhe jo për arbitrat. Dham gjithçka për 3 pikët deri në fund. Ndjehem i rëndësishëm si të gjithë lojtarët tjerë në ekip. Ne do të punojmë sëbashku.”

Këtu nuk ka startues apo zëvendësues. Të gjithë janë të barabartë. Ne të gjithë shkojmë tek i njëjti drejtim. Nuk luajmë vetëm 11 këtu. Unë jam stërvitur gjithmonë për goditjet nga distanca. Tani puna e bërë i jep shpërbilmet e saj. Është koha për t’u fokusuar tek kombëtarja.”

”Benzema? Është e padrejtë të kritikosh Benzeman për rastet e humbura. Të gjithë mund të kemi një natë të keqe, të gjithë mund të dështojmë.”

/albeu.com/

Loading...

Shikoni gjithashtu

FC Kosova München fillon sezonën me dy fitore, së shpejti në Bezirksliga të Gjermanisë

FC Kosova München ka filluar sezonin pranverorë me dy lojërat e para dhe me dy …

Loading...