Ballina / Lajme / Kosovë / Askush nuk i heton urdhërdhënësit e vrasjeve politike

Askush nuk i heton urdhërdhënësit e vrasjeve politike

Truproja e Ramush Haradinaj, Bedri Krasniqi, në rrugën për në punë, në një pritë, mirë të organizuar, ekzekuton oficerët e Hetuesisë Speciale, të cilët hetonin vrasjet politike në Dukagjin, Sabahate Tolaj e Isuf Haklaj si dhe plagosjen e kolegut të tyre. Edhe pse vrasje të cilësuara, krimineli mori dënim mesatar. Pra, për natyrën specifike, ngaqë është hequr dënimi kapital, me vdekje, të paktën, duhej të dënohej me dënim të përjetshëm.

Për çudë, kurrë nuk hetuan ata që i porositën vrasjet! Shtrohet pyetja, çfarë kishte ky djalë me hetuesit oficerë?! Kush e fshehu dhe e heshti hetimin deri në shterim! A nuk mjafton kjo, që shefat e këtij krimineli rinor, të mos provokojnë me paraqitjen e tyre në publik, duke kërkuar edhe poste qendrore qeveritare e shtetërore?!

Shkurt, një popull tufzak e heshtak, nuk meriton lirinë!

Loja e përgjakshme e ekzekutorit të oficerëve hetues, Bedri Krasniqi, nuk përfundon me kaq. Duke qenë në vuajtje të dënimit, në burgun e Dubravës, bënë vizitë ministri i drejtësisë i AAK-së, me qëllim përgatitjen e arratisjes të kriminelit të përmendur! Duke ia rrah krahët, të dënuarit për dy vrasje dhe një plagosje – politike, thotë, në prezencë të personelit të burgut: “Shihni këtë djalë, edhe pse i dënuar, ky është çlirimtar!”

Një polic reagon: “Është turp, zoti ministër, ta quani një vrasës të dënuar çlirimtar!” Dhe, truproja i ministrit, kërcënon policin: “Kam dëgjuar që ju ka lindur një djalë. Është mirë ta rrisni!” Ja, pra, përmasa e krimit dhe mbrojtja zyrtare e kriminelëve!

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Shenohet 8 Marsi dita Ndërkombëtare e gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si “Dita e …