Ballina / Lajme / Kosovë / Atentati ndaj Rugovës, “shefat e SHIK-ut ndërhynë me nguti për ta heshtur krimin”, ja gabimi fatal me Kosovën
Loading...

Atentati ndaj Rugovës, “shefat e SHIK-ut ndërhynë me nguti për ta heshtur krimin”, ja gabimi fatal me Kosovën

Publicisti i njohur Idriz Zeqiraj ka folur rreth krimeve të organizuara nga Shërbimi Informativ i Kosovës.

Ai në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Hashim Thaçi, KadriVeseli dhe Ramush Haradinaj me shokë, janë munduar që ta paraqesin si të sëmurë psiqik ish-agjentin e SHIK-ut Nazim Bllacën, i cili kishte folur për krimet e tij kundër veprimtarëve të LDK-së.

Image

Idriz Zeqiraj

Foto galeri

“Kur agjenti i SHIK-ut, Nazim Bllaca, foli për krimet e tij me shokë, kundër kundërshtarëve politikë, LDK-së, Hashim Thaçi, KadriVeseli, RamushHaradinaj me shokë, u përpoqen ta paraqesin “të sëmurë psiqik”! Hetimet që pasuan, rezultuan, madje, në tërësi, të sakta. Pra, denoncimi fillestar ishte rrjedhojë e organizimit të vrasjes të agjentit të SHIK-ut, Bllaca, nga vetë SHIK-u!”, ka theksuar Zeqiraj.

Ai ka folur edhe për organizimin e atentatit ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke thënë se shefat e SHIK-ut, kishin ndërhyrë me nguti për ta heshtuar e mohuar krimin.

“Të dënuarit për krime, të organizuara nga SHIK-u, të cilët kanë vepruar, kryesisht, për interesa të përfitimit material, të zhgënjyer në shefat e tyre, të lodhur mendërisht e shpirtërisht, kanë denoncuar të vërteta absolute, për krime të bëra dhe të tjera të mbetura në tentativë. Por, shefat e SHIK-ut kanë ndërhyrë, me nguti, pranë familjeve të tyre, kanë përdorë “kërbaçin dhe kulaçin”, duke e heshtur e mohuar, deri në emortizim, krimin faktik. Njëri nga këto raste, është edhe organizimi i atentatit kundër Presidentit Rugova”, është shprehur publicisti.

Zeqiraj e ka quajtur të gabuar, madje fatal administrimin e Kosovës nga UNMIK-u dhe EULEX-I, pasi sipas tij, ata nuk kanë dhënë asnjë përgjegjësi për krimet  që janë bërë në territorin e Kosovës.

“Nëse angazhimi ushtarak i paktit-NATO, ishte mrekullia vet, administrimi i Kosovës nga UNMIK-u dhe, më pas, nga EULEX-i, ishte i gabuar, për të mos thënë fatal për Kosovën. Sepse, që të dyja këto, janë organizma institucionale, personeli i të cilave paguhet mirë, por, nuk japin asnjë përgjegjësi, për gabimet, fajet e, deri edhe krimet e bëra, në territorin e Kosovës. Themi krime, sepse shumë qindra vrasje, ekzekutime të bëra, përgjatë pranisë së tyre në Kosovë dhe moszbulimi, moshetimi dhe mosndëshkimi i tyre, përbën krim ndaj popullit të Kosovës”, ka vlerësuar ai.

Sipas Zeqirajt, Kosova do të duhej të administrohej, nga një shtet i fuqishëm ekonomik e ligjor si Amerika, Gjermania, Anglia apo Austria.

“Pas luftës, madje edhe tani, Kosova duhej të administrohej, madje me kompetenca të plota, nga një shtet i fuqishëm ekonomik e ligjor. Dhe, me preferencë do të ishin : Amerika, Gjermania, Anglia, Austria. Dhe, shteti administrues, sundues, duhej të mbante përgjegjësinë e plotë, sikur për vet shtetin e tyre, deri në përgaditjen e kuadrit drejtues, me parime demokratike evropiane. Shqiptarët sundohen lehtësisht nga të huajtë, madje, më lehtë se nga vendorët. Një popull që voton kriminelët, në vijimësi, ndjenjen e lirisë e ka honorary”, ka shtuar në prononcimin e tij publicisti Idriz Zeqiraj.

/BotaSot/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …