Ballina / Lajme / ATHINA E LË NË ZJARR SHQIPËRINË, TËRHEQ AVIONËT
Loading...

ATHINA E LË NË ZJARR SHQIPËRINË, TËRHEQ AVIONËT

Shefi i ushtrisë greke ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të avionëve grekë nga jugu i Shqipërisë.

Me një urdhër të shefit të ushtrisë greke avionët “Canadair” janë larguar urgjentisht nga hapësira ajrore e Shqipërisë.

Tërheqjen e avionëve e ka konfirmuar edhe ministri grek i Rendit, Nikos Toskas, transmeton dita.al

Ai ka deklaruar se dy avionët Kanadair që po operonin në jug të Shqipërisë janë kthyer në territorin grek për të luftuar me flakët në zonën e Follorinës.

Braktisja e operacioneve në vendin tonë nga grekët vjen në një moment ku situata e zjarreve ka arritur kulmin.

Me largimin e dy avionëve, fronti i zjarreve në jug të Shqipërisë do të përkeqësohet akoma më shumë./aktivpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...