Ballina / Sport / Barcelona e ka në shtëpi yllin e së ardhmes, ky është fenomeni mediatik i saj (FOTO LAJM)

Barcelona e ka në shtëpi yllin e së ardhmes, ky është fenomeni mediatik i saj (FOTO LAJM)

Barcelona e ka në shtëpi yllin e saj të së ardhmes. Xavi Simons i ka mahnitur të gjithë me supertalentin e tij dhe pritet t’i prijë gjigantit katalunas në dekadën e ardhshme. Kualiteti i tij është i mahnitshëm. Ai synon të luajë në ekipin e parë të gjigantit katalunas.

Ka disa yje të La Ligas edhe nga ata që e kanë fituar Kupën e Botës, që kanë më pak ndjekësInstagram se sa talenti i Barcelonës, Xavi Simons, i cili është vetëm 14-vjeç.

Djaloshi ka 472,000 ndjekës në rrjetin social, ndërsa luan në mesfushë. Mino Raiola ka nënshkruar me të së fundmi kontratë për ta prezantuar.

Publikimet e Simons nuk ndryshojë nga ato të lojtarëve të tjerë, por stili i tij ka bërë që shumë njerëz ta ndjekin në Instagram.

MARCA ka kontaktuar me ekspertin për Instagram, Manuel Moreno duke e pyetur se si është e mundur që një lojtarë i ri të jetë më popullor se shumë yje të La Ligas si Jesus Navas, Joaquin, Lucas Perez, e shumë të tjerë.

Simons ka shumë ndjekës. Imazhi i tij personal në rrjetet sociale është shumë i punuar, redaktuar, si në tekste ashtu edhe në grafikë”.

Krahasimi i Simons me yjet e La Ligas

“Unë mendoj se ai ka njerëz shumë profesionalë pas tij që ia menaxhojnë llogarinë”.

Simons ka arritur 300,000 ndjekës me 23 korrik, ndërsa 400,000 me 17 gusht.

/albeu.com/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Hazard refuzon vazhdimin e kontratës me Chelsean

Ylli belg, Eden Hazard ka refuzuar të jet pjesë e Chelsea, pasi që dëshira e …