Ballina / Sport / Barcelona rrit ofertën për Dembele, ja shuma për Dortmundin

Barcelona rrit ofertën për Dembele, ja shuma për Dortmundin

Drejtuesit e Barcelonës nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga Ousmane Dembele, ashtu sikurse Borussia Dortmund nga kërkesat e saj.

“Sky Germany” njofton se Barcelona ka rritur në 130 milionë euro ofertë për Dembele, 30 më shumë sesa oferta e parë para disa ditësh.

Por, sërish ata e kanë refuzuar, pasi dëshirojnë vetëm 150 milionë, shumë që Barcelona nuk është e gatshme ta paguajë.

Katalanasit janë afër transferimit të mesfushorit të Nice, Michael Seri dhe kanë kthyer vëmendjen edhe nga Angel Di Maria nëse dështon transferimi i Dembele.

/Infopress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Hazard refuzon vazhdimin e kontratës me Chelsean

Ylli belg, Eden Hazard ka refuzuar të jet pjesë e Chelsea, pasi që dëshira e …