Ballina / Lajme / Maqedoni / BDI kryeson edhe në Zhelinë, Fatmir Izairi i pazëvendësueshëm
Loading...

BDI kryeson edhe në Zhelinë, Fatmir Izairi i pazëvendësueshëm

Komuna e Zhelinës vazhdon t’i jap përkrahje akoma më të fuqishme Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kandidatit të saj potencial për garën në zgjedhjet e reja lokale, kryetarit aktual të komunës Dr. Fatmir Izairi. Këtë e bëjnë të ditur anketat online të cilat po realizohen nëpër rrjetet sociale derisa tregojnë qartë se kryetari Izairi vazhdon të qëndrojë fuqishëm majave të anketave. E gjithë kjo falë punës dhe përkushtimit gjatë mandateve të tij si kryetar komune duke realizuar kështu shumë punë në favor të qytetarëve të komunës së Zhelinës, duke u’a lehtësuar kështu jetën banorëve. Izairi, një personalitet tashmë i dëshmuar jo vetëm në fushën e mjekësisë por edhe të menaxhimit të komunës në mënyrën më të mirë të duhur, ka arritur që të sjellë dhe përfitojë në llogari të komunës dhe qytetarëve shumë investime në sfera të ndryshme përfshirë këtu arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën e deri tek zona ekonomike e cila është kulmi i suksesit edhe për të por edhe për banorët e kësaj komune.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Elezi: Mekanizmi i Faktoringut mund të përmirësojë likuiditetin e kompanive vendore

Sot është mbajtur Konferenca e parë regjionale në temë ‘Faktoringu si mënyrë alternative për financim”, …

Loading...