Ballina / Show Bizz / Muzike / Beatrix Ramosaj zbulon të dashurin e ri (Foto)
Loading...

Beatrix Ramosaj zbulon të dashurin e ri (Foto)

Vitin 2017 Beatrix Ramosaj e nisi me një thyerje zemre pas ndarjes nga i dashur banakier, dhe po e mbyll e lumtur në krahët e të dashurit të ri.

Vetëm pak ditë para atmosferës festive të ndërrimit të viteve, këngëtarja ka prezantuar arkitektin me të cilin ka nisur lidhje të ri, ende pa u mbushur një vit nga ndarja.

Gjithsesi, për artisten ajo tani konsiderohet histori e vjetër, nga e cila ruan si kujtim këngën “Dhoma 609”, që ishte dedikim për ish-in, djalin simpatik nga Tirana, Ervi Cenollin.

Pak ditë më parë, 23-vjeçarja postoi një foto mes miqsh në Instagram, mes të cilëve është edhe partneri i ri, arkitekti Erind Bejleri.

Me foton në fjalë, Beatrix ndau me ndjekësit një nga të dielat e saj të lumtura pranë njeriut që i ka fituar sërish zemrën. Duket se Beatrix ka shije për djemtë, pasi ashtu si ish-i, edhe arkitekti është një brun shumë simpatik. Pasi i dha fund lidhjes, Ramosaj u shpreh hapur në televizion se e kishte përjetuar me dhimbje ndarjen.

Jo pa qëllim ajo më pas realizoi një klip me titull “Pa ndjenjë”, ku improvizonte skena seksi pa dashuri në shtrat me balerinin Kris Dalipi.

Ky klip u komentua si moment ndryshimi në karrierën e saj si artiste, duke qenë se ishte identifikuar si këngëtarja e baladave./Panorama Plus/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Premierë/ “Gjynah” Super projekti i ri muzikor nga Vani Gjuzi (Foto-Video)

Vani Gjuzi sapo ka publikuar projektin me te ri muzikor. Super projekti muzikor është punu …

Loading...