Ballina / Lajme / Kosovë / Bedri Hamza rikthehet në Qeveri, Enver Hoxhaj Zëvendëskryeministër
Loading...

Bedri Hamza rikthehet në Qeveri, Enver Hoxhaj Zëvendëskryeministër

Guvernatori i Bankës Qendrore, Bedri Hamza, pritet të jetë Ministër i Financave në Qeverinë Haradinaj. Enver Hoxhaj Zëvendëskryeministër derisa Abelard Tahiri Ministër i Drejtësisë. Udhëheqës i Ministrisë së Kulturës do të jetë Kujtim Gashi.

PDK, në momentet e fundit, ka dhënë emrat e Bedri Hamzës, Enver Hoxhajt, Abelard Tahirit, Uran Ismailit, Dhurana Hoxhes.

Ish-Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha është propozuar për Ministre të Integrimeve, Abelard Tahiri për Ministër të Drejtësisë; Besim Beqaj i Inovacionit, Uran Ismaili i Shëndetësisë.

Lëvizja më e madhe pritet të bëhet me Shefin e Ministrisë së Financave ka të bëjë me Bedri Hamzën, aktualisht Guvernator i BQK’së.

Krejt këto të dhëna i ka bërë të ditur Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi, i cili do të mbajë pozitën e Zëvendësit të Ramush Haradinajt.

Sipas tij, Enver Hoxhaj është kandidat për zëvendëskryeministër, Bedri Hamza për ministër të Financave, Uran Ismajli për Shëndetësi, Besim Beqaj Inovacion dhe Ndërmarrësi, Dhurata Hoxha ministre e Integrimeve, Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë dhe Kujtim Gashi ministër i Kulturës.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...