Ballina / Show Bizz / Besim Mehmeti: Sinqeriteti, besnikëria dhe puna, çelës i suksesit
Loading...

Besim Mehmeti: Sinqeriteti, besnikëria dhe puna, çelës i suksesit

Shqiptarët janë të suksesshëm në mbarë botën, në shumë fusha, por nuk harrojnë dhe humanizmin. Besim Mehmeti është një tjetër sipërmarrës që jeton në Suedi, atje menaxhon lokale të ndryshme, restorante, firmë ndërtimi e shumë të tjera. Po si është të bësh gjithë këto veprimtari në një vend të huaj, sa ofrohen mundësi dhe sa ai ndihmon në këtë drejtim, ai flet në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA

U bënë disa vite që merresh me këtë biznes, na thuaj kush të motivon dhe cilat janë pritshmëritë?

Kam nisur në fillim me biznes në hoteleri ku edhe e kam gjetur veten time, më ka motivuar dhe më motivon puna dhe sinqeriteti të cilat janë të lidhura shumë ngushtë me njëra-tjetrën për të mundur të përparosh më shumë në perëndim.

E ke pasur problem fillimin, baticat zbaticat, përkrahja nga dikush?

Çdo fillim është i vështirë për të gjithë ashtu edhe për mua po siç e ceka në fillim ju përvjela punës me seriozitet të madh sepse e pashë që puna, sjellja, respekti dhe besimi reciprok mes njerëzve si në mënyrën profesionale ashtu edhe private në këtë vend vlerësohet dhe i kam qëndruar besnik stilit të jetës, këto për mua janë formula e suksesit në secilin biznes po besoj se edhe në secilin vend.

Po ndonjë shembull që mendon se ndjek hapat e tij në botë a e ke?

Nuk kam menduar diçka konkrete me emër që të jetë model apo inspirim për mua e punën time, me të vërtetë kurrë se kam menduar diçka në veçanti por kam vlerësuar dhe respektuar të gjithë ata që kanë ecur përpara me djersë dhe mund e sinqeritet në punë dhe jetë.

Ka vite qe jeton ne Suedi, na thuaj si je ambientuar, sa vështirë e ke pasur, a je ndjerë ndonjëherë i diskriminuar atje?

Kam nisur fillimisht në moshë shumë të re me një lokal timin, jam zgjeruar pas disa viteve në disa lokale dhe restorante në Hörby, pizzeri në Horby, nga nëntori restorant tjetër në Malmö e më vonë edhe një në rrethinën e Kristianstadit, kam klientelë të rregullt e shumica familjarë dhe kjo klientelë çdo ditë vjen në rritje andaj kjo përveç fitimit tim më obligon të mendoj për hapjen e lokaleve të reja që të jem në shërbim të tyre sepse kam një besim dhe mes neve mbretëron kjo kënaqësi e madhe në punë.

Të punësuarit i ke të huaj apo shqiptarë?

Kam të punësuar nga disa kombësi, personelin e kam nga shqiptarë, aziatik e deri tek suedez, nuk shikoj kombësinë kërkoj më të mirët sepse në branshin e hotelerisë që të mbijeton e punon në Suedi duke llogaritur konkurrencën e jashtëzakonshme në të vërtetë personeli duhet të jetë në nivel të lartë.

Ti krahas gjithë kësaj pune, je i palodhshëm edhe në fushën e humanizmit duke mos u ndalur në këtë drejtim?

Kam edhe biznese tjera, kam firmë ndërtimi, ushqimore Dea Food, të cilët ju kam kushtuar shumë sepse shoh që ka mundësi të mëdha të cilat kam filluar dhe të punoj dhe nxjerr në veprim, por ka edhe më shumë për të bërë, me këto firma kam arritur që produktet shqiptare ti vendos në tregun suedez duke bërë kështu një zinxhirë produktesh dhe konkurrencë të madhe edhe ndaj firmave të huaja, këtu shoh mundësi të mëdha edhe për bujkun pasi blerja e ushqimeve bio është e madhe në Suedi, jam gjithmonë në kontakt me Kosovën dhe mendoj që shumë shpejtë të hap një pikë grumbullimi të plasmanit të mallrave të ndryshëm përfshirë këtu edhe vendet si Norvegjia e Danimarka. Sa i përket humanizmit unë nuk dua të flas shumë në këtë drejtim po le të flet puna pasi ashtu kam vendosur.

Na thuaj sa të mirëpritur janë shtetasit Ballkanik në vendet skandinave?

Mendoj që jo vetëm për ballkanasit por nga përvoja ime të gjithë ata që kanë dashur të punojnë edhe të ecin përpara ju mundëson dhe stimulon në mënyra të ndryshme por kusht për sukses nuk është nga je a je nga këtu apo punëtorë, sinqeriteti, besnikëria, puna dhe njohja e fushës së veprimit.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Premierë/ “Gjynah” Super projekti i ri muzikor nga Vani Gjuzi (Foto-Video)

Vani Gjuzi sapo ka publikuar projektin me te ri muzikor. Super projekti muzikor është punu …

Loading...