Ballina / Lajme / Kosovë / BIK jep detaje për ditën e Kurban Bajramit
Loading...

BIK jep detaje për ditën e Kurban Bajramit

Ndonëse u përfol se kjo festë do të shtyhet për një datë tjetër, meqë e premtja ose siç njihet me fenë islame e xhuma, është vetë ditë e madhe dhe sipas informatave që u përfolën nuk do të duhej të ishin dy festa në të njëjtën ditë, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kurban Bajrami ose Bajrami i Vogël siç thuhet në gjuhën e popullit do të jetë të premten më 1 shtator.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i BIK-ut për portalin Arbresh.info, Ahmet Sadriu.
“Dita e parë e Kurban Bajramit është dita e premte dhe nuk lëviz”, ka thënë ai, duke treguar edhe kohën e faljes së namazit.

“Namazi i Bajramit falet në orën 06:37”, thekson Sadriu.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...