Ballina / Ekonomi / Bimët e rralla të Librazhdit tërheqin ekspertët gjermanë, 2 mln Euro për ti shumuar

Bimët e rralla të Librazhdit tërheqin ekspertët gjermanë, 2 mln Euro për ti shumuar

Bimët mjekësore të Librazhdit marrin vëmendjen e universitetit gjerman. Për 5 vjet ekspertët do të studiojnë dhe zhvillojnë bimët e rralla të zonës së parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Ky projekt, i pari në vendin tonë për nga natyra e tij, kap vlerën 2 milionë €, me nje kohezgjatje 5-vjeçare dhe do të realizohet në zonën e Rryenit, në Parkun Kombëtar Shebenik, bashkia Prrenjas. Projekti ka qëllim jo grumbullimin e bimëve medicinale por një kantier për përmirësimin e bimëve endemike dhe autoktone të zonës si çaji i malit, dëllinja e zezë, lule basami, bari i bletës, etj. Fillimisht do të mbillen me këto bimë rreth 50 hektarë tokë djerrë.

Ai mundësohet nga një bashkepunim mes pushtetit lokal, Zonave të Mbrojtura, Universitetit te Hohenheimit ne Gjermani dhe sipermarrjes private. Fillimisht do të punësohen 100 persona dhe numri do jetë gjithnje e në rritje.

Meritë të veçantë në gjithë këtë sipërmarrje ka profesori i asociuar z. Shkelqim Karaj me origjinë nga Rrajca, i cili jep mësim pranë universitetit Hohenheim Gjermani. Ky profesor, me ekspertizen dhe njohurine e tij, e ktheu dijen që ka, ne kontribut per vendlindjen, Rrajcën.

Parku i Shebenik-Jabllanicë shquhet për numër të madh bimësh medicinale të cilat janë mjaft të kërkuara në tregjet botërore e posaçërisht industrinë gjermane të përpunimit të tyre.

/Konica.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Ministria e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit edhe një mundësi për biznesin

Ministri i Inovacionit dhe Ndermarrsisë z. Besim Beqaj, priti delegacionin nga Oda e Afarizmit Kosovës …