Ballina / Lajme / Kosovë / “Bizneset e Azem Sylës me kriminelët serbë, ja si i shkaktoi dëme milionëshe Kosovës”
Loading...

“Bizneset e Azem Sylës me kriminelët serbë, ja si i shkaktoi dëme milionëshe Kosovës”

Bogdan Mitroviq është personi i cili është arrestuar ditë më pare, të cilit i është caktuar  masa e paraburgimit nga prokurori special Elez Blakaj.

Mitroviq është i dyshuar  për krime lufte në rrethinën e Suharekës në pranverë të vitit 1999. Por, arrestimi i tij po shihet si një dëshmi se në shtetin e Kosovës edhe 20 vite pas luftës drejtësia ende është e bllokuar,. Ekspertët e sigurisë, konsiderojnë se personat, të cilët kanë kryer krime gjatë luftës, vazhdojnë që të lëvizin lirishëm në territorin e Kosovës. Lidhur me atë  se a ekziston një listë e personave të cilët kanë kryer krime gjatë luftës “Bota sot” është intersuar të marr informacione nga Prokuroria e Kosovës si dhe nga Polici, por nuk ka arritur t`i marr këto informacione.

Tërnava: Drejtësia në Kosovë, e bllokuar

Image

Hajrullah Tërnava

Foto galeri

Por, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka thënë se arrestimi i Bogdan Mitroviq, i dyshuari për krime të luftës, është dëshmi se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i bllokuar.

“Arrestimi i fundit që ndodhi para disa ditëve ku u burgos Bogdan Mitroviq, i cili kërkohej për krime lufte në Kosovë, është edhe një dëshmi se që 17 vite, sistemi i drejtësisë në Kosovë është në tërësi i bllokuar”, ka thënë Tërnava.

Po ashtu, ai ka thënë se me këtë burgosje, dëshmohet se të dyshuarait serbë për krime lufte udhëtojnë të lirë në Kosovë.

“Edhe kjo e konfirmon atë se ky e shumë të tjerë nuk e kanë herën e parë që vijnë në Kosovë. Tani edhe ai vet e konfirmon se ka qenë edhe më parë në homazhe dhe vizita në Kosovë. Me këtë konfirmohet ajo që e thasëh më lartë se drejtësia tek ne, nuk është në funksion e sipër”, ka thënë ai.

Tërnava tutje ka theksuar se po të ishin krijuar listat e serbëve, të cilët kanë kryer krime luftë në Kosovë, dhe të ishin ndjekur edhe mes INTERPOLIT, ky edhe shumë të tjerë së paku nuk ishin sjellë të lirë në Kosovë.

Po ashtu, ai ka thënë se më i rëndë është fakti që institucionet tona sot e kësaj ditë nuk kanë lista të krijuar për ata persona që kanë krye krime të rënda lufte ndaj personave civil në Kosovë, e që sipas tij, ishte dashur menjëherë pas luftës Ministria e Drejtësisë të mirret me këtë çështje dhe t’i krijon listat e kriminelëve të luftës, të cilët kanë krye krime të rënda deri në gjenocid në Kosovë.

“Bizneset” e Azem Sylës me kriminelët serbë

“Tani është e kuptueshme që ata persona duke e vërejtur se kaluan vite të tëra dhe askush nuk i përmend për veprat e tyre të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, vijnë dhe bëjnë vizita e dikush bënë homazhe tek varret e pse jo që ka edhe raste që bëjnë edhe biznese tani në Kosovë. Rasti më i dëshmuar sikur që është nën hetime, del se “Komandant” Azem Syla sa ka mundur ka bërë biznese me të tillët, e disa edhe të kyqur dhe aktiv në policinë serbe, kurse ky far “komandanti i rangut të lartë” sa privilegjet i ka përjetuar në politikën e Kosovës deri më tani qe 17 vjet lirie, deputet në Parlamentin e Kosovës kurrë pa e folë një fjalë, në të kundërtën ka kryer krime të rënda në mënyrë permanente milionëshe, duke i shkaktuar dëme të mëdha buxhetit dhe popullit të Kosovës, e besoj që në të ardhmen do të dalin edhe shumë “komandanta” si ata të “PRONTOS” e të tjerë për të palarat dhe dëmet që ia kanë sjellur Kosovës e që deri më tani kanë gëzuar privilegje të mëdha në stilin e mafiozëve për pasurimin e tyre, prandaj nuk është çudi pse këta serb që kanë krye krime të rënda vijnë e sillen lirisht nëpër Kosovë se po del që kanë qenë të lidhur mes veti për interesat sikur që e shpjegova”, ka thënë Tërnava.

Miftari: Kosova, sot është më e sigurt për kriminelët serb, sesa që është Serbia për ata

Image

Naim Miftari

Foto galeri

Ndërsa, eksperti tjetër, Naim Miftari ka thënë se në aspektin e zbardhjes së krimeve të luftës, Kosova ka dështuar plotësisht në aspektin e drejtësisë.

“Shteti i Kosovës ka dështuar në të gjitha sferat vitale  e sidomos në sferën e  drejtësisë, e cila u marr me raste fëmijërore dhe kur janë në pyetje krimet e luftës, aty drejtësia e shtetit tonë ka dështuar plotësisht”, ka thënë Miftari për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka thënë se përkundër krimeve të rënda që kanë ndodhur gjatë luftës së fundit në vend janë dënuar vetëm tre serbë, por jo nga ata ishin përgjegjës të nivelit të ulët.

“Për dëbimin e 1 milion civilëve shqiptarë dhe vrasjen e mbi 14.000 civilëve shqiptarë, djegjen e mbi 116.000 shtëpive, dhjetëra mijëra dhunime, djegien e mijëra viktimave shqiptare, e mijëra e mijëra vjedhje, plaçkitje dhe dëmeve që iu bënë vendit tonë me vlerë mbi 60 miliardë dollar. Deri sot janë dënuar tre serbë, ata serbë me përgjegjësinë e nivelit të ulët e ku është drejtësia këtu kur dihet se si drejtësia ndërkombëtare si vendore deri sot i ka ndjek e dënuar vetëm ushtarët e gjorë të UÇK, të cilët janë përgjegjës ndoshta për veten disa vrasje të pa konfirmuara”, ka thënë Miftari.

Më tutje, ai ka thënë se në vend persona, të cilët kanë kanë kryer krime të rënda mund të lëvizin lirshëm në vend pasi që askush nuk i ndalon.

Sipas tij edhe nëse dalin para drejtësisë, atëherë kjo e fundit është e njëanshme, por jo edhe për shqiptarët.

“Kosova e Hashim Thaçit dhe e Kadri Veselit jo vetëm që nuk i ka ndjek penalisht kriminelët serb, por ata krimelë serb i ka bërë bashkëbisedues dhe shumë prej tyre bëjnë biznese të përbashkëta me këta vrasës të shqiptarëve, sidomos në veriun e Kosovës.  Kosova sot është më e sigurt për kriminelët serb, sesa që është Serbia për ata. Kriminelët serb, sot e nga pas lufta e kanë vendin tonë parajsë, lirisht pa frikë, s’i arreston askush nga organet e shtetit tonë për krime lufte, edhe kur arrestohet ndokush siç ishte rasti i Oliver Ivanoviqit, drejtësia vendore, por edhe ndërkombëtare tregohet e njëanshme, por kjo nuk vlen kur janë në pyetje të dënohen pjestarët e UÇK-së. Mos të harrojmë se kreu i UÇK-së Sylejman Selimi është dënuar me dhjetëra vjet burg në një gjykim të padrejtë plot falsifikimesh vetëm kinse e paska rreh shpulla një pro serb. Kjo tregon anëshmërinë dhe jo drejtësinë në vendin tonë”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se në vend sundojnë persona të cilët i kanë sjellë vendit dhe luftës dëme, të cilët kanë vendosur sistem jo të drejtë shtetëror.

“Aq më e rëndë është padrejtësia kur Kosovën sot e sundojnë disa njerëz që thirren në emër të luftës edhe pse të njëjtit i kanë bërë dëme luftës për liri dhe të njëjtit njërez mbollën një sistem jo të drejt shtetëror, ku i dhanë kriminelëve serb aminsti të heshtur dhe bashkëpunuan me ta në shumë biznese ilegale dhe kontrabanda kjo ?sht drejtsia e Hashim Thaçit dhe shtetit tonë”, ka përfunduar Miftari.

Ish-bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit: Kush nga politikanët e Kosovës s’po lejon identifikimin e dy kriminelëve të Millosheviçit?

Image

Hasan Zeneli

Foto galeri

Ndërsa, ish-bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Hasan Zeneli, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, arrestimin e Mitroviqit e ka quajtur dëshmi se të dyshuarit për krime lufte, lëvizin lirshëm nëpër Kosovë dhe fare nuk i friksohen askujt.

Zeneli nga afër i ka parë dy masakrat në burgun e Dobravës.

“Ata kanë ndërtuar shtëpitë në Kosovë dhe vazhdojnë ende të bashkëjetojnë me viktimat e tyre. Po ashtu, ende kemi kriminelë serb që as emrat e tyre s`janë përmendur. Dy nga të pa përmendurit, ishin pjesë e masakrave anë e kënd Kosovës ku me sytë e mi i kam parë duke masakruar të burgosurit në burgun e Dubravë më datën 22 dhe 23 Maj të vitit 1999”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se siguria shtetërore e Kosovës, është e nivelit të ulët dhe Kosova është e lënë nën mëshirën e njerëzve jo profesional për çështjen e sigurisë.

“Kosova është bërë poligon shërbimësh të huaja që mbrojnë kriminelët serb dhe rrisin presionin të qeveria e Kosovë për t`i burgosur “Luftëtarët e Lirisë” siç e dijmë se vuajnë dënime drakonike në burgjet e Kosovës dhe jashtë saj. Disa herë i kam bërë thirrje edhe kryetarit të qeverisë edhe presidentit që të mos jenë “elastik” ndaj kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Zeneli.

Ndërsa, për listat, e personave të dyshuar për krime lufte, Zeneli ka thënë se duhet që të ekzistojë një e tillë, por sipas tij politikat aktuale nuk e lejojnë një gjë të tillë.

“Kosova do të duhej që të ketë listën me emra të kriminelëve serb dhe të atyre shqiptarë, të cilët ishin bashkëfajtor. Mjërisht, politikta aktuale nuk e lejojnë të bëhet lista e tillë që ka rëndësinë e vet. Ende tani e 20 vite, Kosova nuk është e gatshme që të përpilojë edhe listën e femrave të dhunuara nga po këta kriminelë.  Kosovës i duhen njerëz profesional në krye të shtetit. Resorset e veçanta, nuk ekzistojnë apo ekzistojnë vetëm si “kukulla”. Kemi rastin e masakrës se burgut të Dubravës, ku 2 nga të veçuarit që ishin të njohur për mua, me emër e mbiemër dhe kam parë me sytë e mi, nuk po lejonë që emrat e tyre zyrtarisht të publikohen. Këtë e ka bërë për dy qëllim: 1) Qëllimi për inate ndërpartiake. Dhe 2) Qëllimi, sepse të dy kriminelët ishin pjestarë të njësisë famëkeqe të “Frenkit” dhe që ishin pjesë direkte e Slobodan Milosheviçit. Ndikimi serb , e bëri të vetën dhe ata sot shëtisin nëpër Kosovë dhe jashtë saj. Kjo na jep rastin të dyshojmë se dikush nga krerët e shtetit të Kosovës, ka bishtin e zënë me derë nga Serbia”, ka përfunduar Zeneli.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...