Ballina / Show Bizz / Muzike / Blerina Matraku: Dashuria për muzikën sfidon çdo vështirësi që mund të ketë arti
Loading...

Blerina Matraku: Dashuria për muzikën sfidon çdo vështirësi që mund të ketë arti

Ajo është një femër e veçantë në performimin e këngëve live, e kemi parë në duete por edhe solo. Mbase për diçka ka të drejtë teksa thotë që “Zemrat një herë falen”. Bëhet fjalë për Blerina Matrakun, artisten e cila në repertorin e vetë ka arritur të krijoj në një mënyrë të veçantë një larmishëmëri këngësh. Për më tepër rreth këtij aktiviteti ju ftojmë të lexoni intervistën me të.

Përshëndetje Blerina! Kënaqësi që të kemi pjesë të kësaj interviste. Fillimisht do të donim ta nisim me një pyetje përsa i përket muzikës, cdo të thotë për ju ‘muzika’ dhe kur e kuptuat që ju i përkisni tërësisht asaj?

Së pari është kënaqësi për mua të jem pjesë e kësaj interviste…Muzika për mua është gjithë jeta ime, familja,puna,krijimtaria,vizioni, pikerisht “gjithcka”. E kam kuptuar dhe ndjerë atë që me kuptimin e egzistenëes sime si qënie njerëzore, pikërisht në hapat e mi të parë, apo në fjalet e mia të para ku gjuha dhe zhurmat e ndryshme si natyra,meditimi,gjithcka për mua përkthehej në muzikë. Që tre vjec muzika më shoqëronte nga do,e gjeja atë në cdo sinkron.

“Zemrat njëherë falen”, si lindi ky bashkëpunim?

“Zemrat një herë falen”, është një bashkëpunim me Klajdi Musabelliun i cili lindi si vazhdimësi e miqësis sonë. “Maratona e Kengës” ishte mundësia për të njohur anën artistike të njëri -tjetrit edhe më tepër, fillimisht idea ishte e imja pasi kisha në plan realizimin e një kënge e cila shkonte më shumë duet dhe pse jo me Klajdin. Shkuam në studio e provuam si këngë, zërat shkonin  dhe në këtë mënyrë e rregjistruam. E kështu lindi kënga “Zemrat një herë falen”, klipin e të cilës e realizuam në Max Production.

Cilat janë momentet më frymëzuese për ju gjatë paraqitjes në skenë?

Gjatë paraqitjes në skenë unë personalisht kam nevojë për meditim. Kujtoj të gjitha gjërat e bukura që më kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës, kujtoj njerëzit që më kanë ndihmuar e suportuar dhe sigurisht Zotin që është i pari dhe i vetmi, duke mos anashkaluar dhe publikun që meriton artin e duhur.

 

Keni angazhime të tjera përvec profesionit si këngëtare?

Angazhim tjetër përvec muzikës zë dhe përkthimi, une kam mbaruar Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, për gjuhë Frënge. Duke mos anashkaluar njëkohësishtë dhe përkushtimin për sportin, gjë të cilën une e quaj obligim pasi nuk jetoj dot pa të.

Ku ndodhet Blerina momentalisht ?

Momentalisht Blerina ndodhet në Hamburg në disa koncerte për bashkëatdhetarët që ndodhen në Gjermani.

Cilat janë vështirësitë që hasni ju si këngëtar në shqipëri, duke parë dhe që shumë persona po vetëquhen të tillë?

Vështiresit janë realisht të papërfillshme pasi dëshira, profesionalizmi dhe dashuria për muzikën bën ti përballosh të gjitha këto vështirësi.

Mund të na informosh pak më tepër në lidhje me projektet tuaja?

Projektet e mia sigurisht kanë lidhje me muzikën, së shpejti hedh në treg kengën me titull “Ku e le dashninë”. Këngë e orkestruar dhe kompozuar nga Erkenc Hyka…

Kjo këngë u promovua në “Maratona e Këngës” gjatë verës dhe vjen së bashku me klip nga MAX Production. Projektet në vazhdim janë me këngë të tjera të cilat po i lë surprizë.

Dhe dicka nga ana ime, doja të bëja një falenderim për ju dhe gjithë art dashësit që më kanë dhënë suport dhe energji për të vazhduar përpara/ REHATFARE.AL – MARJON GORICA

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Premierë/ “Gjynah” Super projekti i ri muzikor nga Vani Gjuzi (Foto-Video)

Vani Gjuzi sapo ka publikuar projektin me te ri muzikor. Super projekti muzikor është punu …

Loading...