Ballina / Lajme / Kosovë / Bujupi: Haradinaj një vjet pazare me Kadrinë për postin e tij

Bujupi: Haradinaj një vjet pazare me Kadrinë për postin e tij

Donika Kadaj Bujupi nga LVV-je, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se Haradinaj tregtoj me Veselin. Jo lavdinë e tij të luftës, por lakminë e tij për pushtet. Pushtetin nëpërmjet një monedhe të trefishtë. Një vjet pazare me Kadrinë për postin e tij. Me monedhën kundrejt 205.000 nënshkrime qytetarësh kundër demarkacionit. Monedhën kundrejt arrestimeve tona përderisa negocionte fshehtas me Pronto. Monedhën e Dukagjinit për SHIK-un.

Shkrimi i plotë:

Haradinaj tregtoj me Veselin. Jo lavdinë e tij të luftës, por lakminë e tij për pushtet. Pushtetin nëpërmjet një monedhe të trefishtë. Një vjet pazare me Kadrinë për postin e tij. Me monedhën kundrejt 205.000 nënshkrime qytetarësh kundër demarkacionit. Monedhën kundrejt arrestimeve tona përderisa negocionte fshehtas me Pronto. Monedhën e Dukagjinit për SHIK-un.
E tëra në emër të ndryshimit. Të ndryshimit të tij të vazhdueshëm për qëllimin e njëjtë, ku mund të ndryshojë vetëm emri i Isës dhe ku do mbetej qëllimi i Kadrisë.
Atë qëllim e ndryshon vetëm një emër, Vetëvendosje! Vetëm një numër: 35!
Organizata e vetme që ka dëshmuar se ka ecur me idealet e Bedri Shalës dhe Bekim Berishës –Abeja.
Fitorja është afër. Mobilizimi dhe organizmi vazhdon deri në festën e natës së 11 qershorit!

/MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Aktivistja shqiptare,mes Europes:Shoqatat globaliste serbe te grave, s’njohin viktimat e dhunes seksuale te Kosoves.

Pas një konference në Bruksel për sigurine e shteteve me rastin e 10 Vjetorit të …