Ballina / World / Sports / Ceferin: UEFA financon FFK-në, por duhet të arsyetohet shpenzimi i mjeteve
Loading...

Ceferin: UEFA financon FFK-në, por duhet të arsyetohet shpenzimi i mjeteve

Shefi i UEFA-s, Aleksander Ceferin në konferencën për media ka thënë se shtëpia europiane e futbollit do ta financojë FFK-në ashtu siç financon federatat tjera, por ka theksuar se duhet të dëshmohet destinacioni i parave që merr FFK-ja.

“Për infrastrukturë ne kemi programin ‘hattrick’ ku çdo asociacion futbolli fiton shumën e njëjtë financimi, por për Kosovën është mjaft e madhe. Këto para duhet të dëshmohen se ku po shpenzohen”, ka thënë Ceferin.

I pyetur për formimin e mundshëm të një lige regjionale në futboll, Ceferin nuk e ka përjashtuar këtë mundësi, por, sipas tij, ende nuk ka pasur diçka konkrete.

“Sa i përket ligës regjionale, situata e sigurisë dhe politike nuk lejon një gjë të tillë dhe është një rrezik për UEFA-n… ndoshta në të ardhmen, por ende nuk ka diçka konkrete”, ka thënë Ceferin.

Ish-kreu i federatës sllovene, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin se Kosova duhet të punojë më shumë në infrastrukturën e futbollit, derisa Kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, ka falënderuar Ceferinin për pranimin e ftesës që të vizitojë Kosovën. /KOHAnet/

Loading...

Shikoni gjithashtu

‘”Bale dhe Benzema duhet të largohen”, shpërthejnë tifozët

 Tifozët janë të dëshpëruar dhe nuk i duan më Benzeman e Bale në skuadër. Real …

Loading...