Ballina / Shendetesi / Çfarë duhet të hani nëse vuani nga hemoroidet

Çfarë duhet të hani nëse vuani nga hemoroidet

Me termin Hemoroide i referohemi një sëmundje që prek fundin e zorres së trashe në të cilen venat e gjakut janë të fryra  dhe marrin një ngjyrë të kaltërt në të kuqe.  Shpesh herë mund të hasim edhe formimin e trombozave brenda tyre duke shkaktuar shumë dhimbje dhe inflamacion  në ate zonë.

Hemoroidet mund të jenë :

– Të brendshme , kur  fryrjet ndodhin brenda anusit

–  Të jashtme , kur fryrjet ndodhin jashtë anusit por ne lekuren aty pran

Ndër shkaqe të tjera të mundshme përmendim : shtatzaninë , moshat e thyera ,   kolitin, proktitin, infeksionet e zorrëve, alkooli, higjena, zmadhimi i prostates, qëndrimi i tejzgjatur në shtrat apo në këmbë, hipertensioni portal, mioma uteri,  kistet e overit, kolla kronike, mbipesha apo problemet e lindura të mureve të venave.

Më të rekomanduarat janë sallata, karrotat, lulelakra, panxhari, bishtajat, kungulli etj. Uji është një element, që duhet të jetë shumë i pranishëm në këtë dietë. Përveç tij, edhe ushqimet e pasura me fibra, si buka e zezë.

Por ka edhe ushqime, të cilat duhen shmangur në mënyrë kategorike. Produktet pikante, ushqimet e ëmbla, pijet energjike, pijet alkoolike, ushqimet e “Fast Food”-it, por edhe patatet e skuqura nuk duhet të konsumohen, nëse dëshironi të mos vuani nga hemorroidet.

/MegaPress.AL/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Shukrije Baruti – Sfidat dhe Sukeset e logopedit në Kosovë (Foto – Video)

Logopedia është shkencë e cila merret me parandalimin, zbulimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të …