Ballina / Lajme / Bota / Çitaku, Daçiqit: UÇK-ja nuk është terroriste
Loading...

Çitaku, Daçiqit: UÇK-ja nuk është terroriste

Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku ka deklaruar se Qeveria e Serbisë ka bërë thirrje, madje edhe fushatë, që serbët e Kosovës të mos marrin pjesë në regjistrim të popullsisë.

Në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku është prezantuar raporti i rregullt tremujor për Kosovën, Çitaku i është kundërpërgjigjur shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është terroriste, por është ushtria më e suksesshme në histori, transmeton KP.

Ambasadorja Çitaku ka akuzuar Beogradin për obstruksion ndaj marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut në Bruksel dhe ka përkujtuar se ish-presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga nuk i është lejuar në Beograd që të mbajë një fjalim për viktimat e dhunës në Kosovë.

Ajo, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, ka thënë se “është e vërtetë që disa serbë pas luftës kanë ikur nga Kosova, siç kanë ikur nga Kroacia dhe vendet tjera ku kishte luftë”, por nuk është reale të flitet “për ikjen e serbëve me numra, duke u bazuar në regjistrimin e popullsisë serbe, kjo pasi Qeveria e Serbisë u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në regjistrim të popullsisë”.

“Numrat e votimit të serbëve në Kosovë dhe regjistrimi i serbëve në vendin tonë nuk përputhën”, ka thënë ajo.

Çitaku po ashtu ka kërkuar përmbylljen e UNMIK-ut në Kosovë, duke thënë se paratë se shpenzuara nga ky mision mund të shpenzohen më mirë dhe se në vend të zvogëlimit, po shihet se buxheti i UNMIK-ut është duke u rritur./KOHAnet/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...