Ballina / Show Bizz / Muzike / Dashurie Bilaj Shpallet “Miss VIP Kosova 2017”
Loading...

Dashurie Bilaj Shpallet “Miss VIP Kosova 2017”

Dashurie Bilaj shpallet “Miss VIP Kosova 2017” Në qytetin e bukur të Prishtinës është mbajtur “Miss dhe Mister Kosova 2017”.Ky event ka zgjuar kureshtje, pasi në Kosovë janë rralluar organizimet e tilla prej ku shpallen vajzat e djemtë më të bukur. Në garë ishin vajza e djem të rinj nga i gjithë vendi, e madje edhe nga Shqipëria e Diaspora.

Në pistën e gjatë të “Miss dhe Mister Kosova”, kanë defiluar shumë bukurosh e bukuroshe, që pretendonin çmimin e madh të spektaklit.

Ajo që ka rënë në sy dhe që ka tërhequr gjithë vëmendjen, ishte pjesëmarrja në këtë garë e këngëtares së mirënjohur Dashurie Bilaj, e cila kishte ardhur nga Shqipëria për të marrë pjesë në këtë kompeticion bukurie.

Bjonjda seksi ka shfaqur gjithë sharmin e saj në skenë dhe nuk ka dalë pa gjë. Ajo e ka fituar çmimin më të veçantë, atë të “Miss VIP Kosova”.

Pra, Dashurie Bilaj është “Miss VIP Kosova 2017”, një çmim special ky i dhënë në kuadër të “Miss dhe Mister Kosova 2017”.

Shikoni gjithashtu

Premierë: “Mjaft“ Bashkpunimi ndermjet Veronika Rapushi ZHADE ft Klodian Korra (Foto-Video)

Veronika Rapushi (Zhade Tirona) tashmë është artiste e afirmuar e muzikes shqiptare , qdo projekt …