Ballina / Lajme / Kosovë / Deklaratë e çuditshme: Teuta viktimë e familjes, motra gjithmonë flijohet për vëlla
Loading...

Deklaratë e çuditshme: Teuta viktimë e familjes, motra gjithmonë flijohet për vëlla

Deklaratave të shumëllojshme të situatës politike të krijuar së fundmi, i shtohet edhe një tjetër. Teuta Rugova është lënë anash për pak kohë, por deputeti i LDK’së, Ramiz Kelmendi e rikthen atë, duke treguar arsyen që, sipas tij, përafruan të bijën e Presidentit Rugova me koalicionin PAN.

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Ramiz Kelmendi, në emisionin “InfoBox”, ndër të tjera, ka komentuar edhe për vendimin e Teuta Rugovës, e cila në seancat e parë të Kuvendit veproi njëjtë me deputetët e PAN’it, duke dalë kundër veprimeve të partisë së saj.

“Teuta Rugova është viktimë e një detyrimi familjar. Të gjithë e dimë se motra gjithmonë flijohet për vëlla”, ka thënë Kelmendi.

Por, nëse Teuta e voton qeverinë që PAN planifikon ta krijojë, sic thotë Kelemendi, ajo nuk do të ketë më vend në mesin e LDK’së.

Kelmendi ka akuzuar të birin e presidentit të ndjerë, Ukë Rugovën, se ka përdorur vulat e falsifikuara të kompanisë së tij ETC, së bashku me dokumentacionin që të marrë viza nga Ambasada Italiane.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...