Ballina / Lajme / Kosovë / Destabilizimi politik i Kosovës, në shërbim të armiqve
Loading...

Destabilizimi politik i Kosovës, në shërbim të armiqve

Analist i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë Fadil Kajtazi, gjatë një interviste për gazetën “Bota sot”, ka thënë se reforma në sistemin e sigurisë, përkatësisht në në Policinë e Kosovës, i plotëson kushtet si kuantitet për të përballuar kriza por si kualitet jo. Ai ka vlerësuar se siguria shtetërore Kosovës rrezikohet nga politikanët e papërgjegjshëm të manipuluar nga shërbimet armiqësore të Kosovës dhe nga të korruptuarit. Po ashtu, Kajtazi ka folur për zbardhjen e vrasjeve politike duke thënë se zbardhja e tyre është çështje komplekse ngase në to janë të përfshirë struktura të specializuara.

Bota Sot: Në Kosovë, sipas raporteve zyrtare të institucioneve të sigurisë, janë shtuar vrasjet, vjedhjet, aksidentet në komunikacion, ndërsa përfaqësues të këtyre institucioneve deklarojnë se gjendja e përgjithshme e sigurisë është stabile. Si i komentoni ju këto?

Fadil Kajtazi: Gjendja e sigurisë nga ajo e stabilitetit eskalon në gjendje serioze, vetëm kur ndodhin raste që pengojnë zhvillimin e aktiviteteve të përditshme me 10 %. Kjo i bije se në pjesë të territorit të komunës apo vendit, si pasojë e një akti kriminal të çfarëdo lloji janë bllokuar mbi 10 % të popullatës, apo institucioneve që të zhvillojnë aktivitetet e përditshme. Sulmi i 11 shtatorit në SHBA arriti këtë efekt pasi u sulmuan institucionet vitale si Pentagoni, të cilat menaxhonin sigurinë e vendit në SHBA, dhe krijoi efektin psikologjik të frikës të një pjesë e madhe e popullatës. Kjo që ndodhë në përditshmërinë e vendit tonë nuk i tejkalon këto përmasa, prandaj organet e sigurisë deklarojnë “gjendje stabile”.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...