Ballina / Show Bizz / Detaje nga dasma luksoze e biznesmenit nga Tetova, me 500 të ftuar
Loading...

Detaje nga dasma luksoze e biznesmenit nga Tetova, me 500 të ftuar

Një festë madhështore e cila u mbajt vetëm pak ditë më parë më 6 tetor në qytetin e Tetovës, dasëm kjo e organizuar nga biznesmeni tetovar që jeton në Pallma de Mallorca të Spanjës, Denijol Esati.

Me mbi 500 të ftuar ishte dasma jashtëzakonisht e madhe e mbajtur në një nga restorantet më luksoze të Tetovës, një festë në të cilën kanë performuar yjet më të njohur të skenës shqiptare duke filluar nga Corona e Imer Bajrami e deri tek Nusret Muçiqi, Merita Spahiu e Albatrit Muçiqi.

Dekorimi i gjithë sallës ishte bërë në mënyrë shumë speciale edhe atë me ngjyrë të zezë dhe ngjyrë ari, ndërsa edhe tortja ishte bërë speciale me 5 kate me tre ngjyra, bardhë e zi e përzier me ngjyrë ari.

Për kujdesin dhe make up-in e të përzgjedhurës së biznesmenit është përkujdesur make up artisti i njohur Armend Ramadani.

Ndryshe, pas kësaj dasme në Tetovë, një tjetër ceremoni martesore akoma më luksoze pritet të mbahet në Pallma de Mallorca të Spanjës, pasiqë atje është dhe vendbanimi i Denijolit.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Premierë: “ NOMADET” Super Projekti Muzikor nga TRINIUM X DEEZY X BERNIE (Foto-Video)

Industria muzikore shqiptare aktualishtë është shumë produktive, fal artistave të talentuar dhe përqafimit me rryma …

Loading...