Ballina / Lajme / Kosovë / Detaje tjera për vrasjen dhe të pamen për Lavdrim Muhaxherin (Video)
Loading...

Detaje tjera për vrasjen dhe të pamen për Lavdrim Muhaxherin (Video)

Emisioni i radhës “Drejtësia në Kosovë” transmetoi hulumtimin që dëshmoi se si kanë dështuar institucionet e vendit t’i trajtojnë rastet e personave që kanë qenë të përfshirë në çfarëdo forme në konfliktet në Siri dhe Irak përkrah gupeve terroriste.

“Drejtësia në Kosovë” solli edhe pjesë nga hulumtimi rreth vrasjes së liderit të vetëshpallur terrorit Lavdrim Muhaxheri i cili së fundi është vrarë në Siri dhe nderimet që i janë bërë atij nga të afërmit në qytetin e Kaçanikut.Qytetarë të shumtë, përfshirë edhe krerët e Bashkësisë Islame të Kaçanikut shkuan për ngushëllime te të afërmit e liderit terrorist të vrarë në Siri.

E hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë” tregoi se si për ata që ishin në pritje për ngushëllime te familja e Lavdrim Muhaxherit, nuk u pajtuan me termin se i biri i tyre është vrarë. Redaksia u ballafaqua edhe me reagimin e personave që ishin në vendin ku po mbahej e pamja se “Lavdrim Muhaxhiri nuk është vrarë, po ai ka rënë shehid”. /kallxo.com/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …