Ballina / Lajme / Kosovë / Dhurata Hoxha: Tregon për pezmin e tmerrshëm të projektuesve dhe realizuesve të këtij sulmi djallëzor
Loading...

Dhurata Hoxha: Tregon për pezmin e tmerrshëm të projektuesve dhe realizuesve të këtij sulmi djallëzor

Ministrja Hoxha përmes një postimi në Facebook denon sulmin bashkëshorte e ministrit Blerand Stavileci. Këtë sulm e quan të neveritshëm, ndërsa uron që zonja të kthehet në shtëpi sa më shpejt.

Postimi i plotë i Dhurata Hoxhaes:

Sulmi brutal ndaj Vitore Metaj- Stavileci, bashkëshorte e ministrit Blerand Stavileci, është sulm i neveritshëm dhe organet gjegjëse duhet urgjent ta ndriçojnë rastin dhe dënojnë këtë akt qyqar.

Sulmi ndaj nënës, bashkëshortes dhe qytetares së lirë të këtij vendi, tregon për pezmin e tmerrshëm të projektuesve dhe realizuesve të këtij sulmi djallëzor, është sulm ndaj familjes dhe lirisë në shtetin tonë.

Urojmë që Vitorja të kthehet në shtëpi sa më shpejt ndërsa turpi do të jetë përshkrues i vërtetë për sulmuesit dhe ideatorët e këtij sulmi të pështirë.

/MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...