Ballina / Lajme / DISKRIMINIMI NË BAZA ETNIKE, MË I PËRHAPURI NË MAQEDONI
Loading...

DISKRIMINIMI NË BAZA ETNIKE, MË I PËRHAPURI NË MAQEDONI

“Raste më të shpeshta për të cilët qytetarët e Maqedonisë kanë qenë të diskriminuar janë për shkak të përkatësisë etnike, politike, statusit shëndetësor, gjinisë dhe invaliditetit”, tregon raport vjetor i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut për diskriminim për vitin 2016. Sipas të dhënave më së shumti qytetarët janë të diskriminuara në marrëdhëniet e punës, shëndetësi, arsim dhe qasje deri te shërbimet. Raporti, i paraqet të dhënat e grumbulluara nga shoqatat qytetare dhe institucionet në fushat diskriminimit për vitin e kaluar.

KOMITETI I HELSINKIT

“Në ngritjen e vetëdijes për ekzistimin e diskriminimit më aktive janë shoqatat qytetare, ndërkaq është e nevojshme që të ketë aktivitete më të shumta nga institucionet, në pjesën e parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi, veçmas nga ana e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi. Mendojmë se funksionarët publik patjetër të fillojnë me dënime të fjalimeve diskriminuese dhe shqetësuese në media”.

Në lidhje me ndjekjen sistematike të diskriminimit dhe regjistrimin e statistikave, Komiteti i Helsinkit vlerëson se sistemet për mbledhjen e të dhënave të institucioneve përkatëse ende nuk kanë statistika të veçantë për rastet e diskriminimit.

KOMITETI I HELSINKIT

“Në këtë pjesë rekomandojmë që gjykatat të fillojnë me regjistrimin e statistikave për procedurat gjyqësore të cilat janë të iniciuara për mbrojtje nga diskriminimi, ndërkaq Avokati Popullor të ketë regjistër të veçantë me statistika për rastet e përfaqësimit përkatës juridik dhe rastet e diskriminimit”.

Komiteti i Helsinkit rekomandon se miratimi i ndryshimeve në ligjin për parandalim dhe mbrojtje të diskriminimit në afat sa më të shkurtër kohor, do të mundësojë efikasitet më të madh në sistemin e përgjithshëm për mbrojtje nga diskriminimi. /SHENJA/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...