Ballina / Lajme / Djali 2 vjeçar ndërpret prezantimin shkencor të babait: Shihni reagimin e tij! (Video)
Loading...

Djali 2 vjeçar ndërpret prezantimin shkencor të babait: Shihni reagimin e tij! (Video)

Në Simpoziumin e Tetë të Shkencave Shëndetësore që është mbajtur në Prishtinë, ka ndodhur një moment simpatik. Gjatë kohës sa ka prezantuar prof. Fitim Uka, djali i tij dhe bashkëshortja janë shfaqur në sallë për të parë performancën dhe për të ofruar mbështetjen.

Sidoqoftë, djali që nuk ka mbushur akoma 2 vjet, ka ndërprerë prezantimin duke thirrur “bab, bab”. Reagimi i prof. Ukës ka qenë poashtu i veçantë. “Bab, shihemi më vonë”, “Kam dalë pak prej orarit sot. Më falni por sonte jam kujdestar i Bindit”, ka thënë ai. Siç, mund të shihet në videon e mëposhtme, kjo ka ngjallur shumë të qeshura dhe duartrokitje në sallë.

Përndryshe, prezantimi prof. Fitim Ukës, mbi obediencën e studentëve me vendimet e padrejta të mësimdhënësve është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku, që nuk kanë kursyer duartrokitjet dhe nuk kanë ngurruar të ngrihen në këmbë në përfundim të fjalës së tij. Megjithatë, bashkëbisedimi i tij me djalin gjatë prezantimit, është cilësuar si i veçantë.

Në të kaluarën, është shkruar për raste të profesorëve që shkojnë në ligjërata me fëmijët e tyre apo edhe për rastet kur profesorët kujdesen për fëmijët e studentëve dhe prezantojnë me ta në krah. Ky i fundit që ka ndodhur në Kosovë është simpatik edhe për faktin që ndërpren një konferencë shkencore.

Prof. Fitim Uka është doktor i psikologjisë zhvillimore, ligjërues në Kolegjin Heimerer dhe Universitetin e Prishtinës dhe njihet për publikimet e tij shkencore në revista të ndryshme shkencore ndërkombëtare. Uka numëron 50 prezantime shkencore në konferenca të njohura nëpër gjithë botën. Por, këtë konferencë, si duket do ta mbajë mend për një kohë të gjatë, falë edhe bashkëbisedimit shumë interesant me djalin e tij.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...