Ballina / Lajme / Bota / Djaloshi vallëzon me këngën ‘Macarena’ në Arabinë Saudite, arrestohet (Video)
Loading...

Djaloshi vallëzon me këngën ‘Macarena’ në Arabinë Saudite, arrestohet (Video)

Një djalosh 14 vjeç u bë i famshëm në rrjetet sociale pasi publikoi një video ku ai shihej duke vallëzuar me këngën ‘Macarena’, në një rrugë të Arabisë Saudite, shkruan BBC, transmeton Gazeta Metro.

Por, djaloshit kjo i kushtoi shumë pasi u arrestua nga autoritetet saudite, të cilët lëshuan edhe një komunikatë duke e akuzuar atë për ‘sjellje të pahijshme në publik’, në Jeddah të Arabisë Saudite.

Ende nuk është e qartë se prej nga vjen djaloshi i cili më shumë dukej si turist, apo nëse ai do të akuzohet edhe formalisht nga prokurorët arabë.

Për shkak të mungesës së kodit penal në Arabi, zyrtarët dhe prokurorët gëzojnë të drejtën për të arrestuar dhe dënuar ashpër të gjithë ata që akuzohen për prishje të rendit në shtetin konservativ.

/GazetaInfopress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...