Ballina / Lajme / Djegia e deponisë në Tetovë: Të gjithë drejtojnë gishtin kah BESA dhe VMRO
Loading...

Djegia e deponisë në Tetovë: Të gjithë drejtojnë gishtin kah BESA dhe VMRO

Djegia e deponisë sot në Tetovë ka hapur edhe temën nëse lufta për pushtet është ashpërsua për zgjedhjet lokale. Shumëkush beson se zjarri sot është vënë me qëllim nga subjekte ose individ që duan të fitojn poena politike.

Të tillët edhe kanë reaguar duke thënë se dëmtimi i shēndetit të qytetatëve nuk guxon të përdoret për poena politike.

Xhelal Neziri, analist dhe gazetar nga Tetova ka thënë se politikanëve që nuk kanë zgjidhur çështjen e bërllogut në rajonin e tyre, duhet t’u ndalohet të flasin për kauza të mëdha.
Por, duhet zbuluar edhe urdhërdhënësit (partitë) e atyre që ndezin këto .

Ndërkohë që Anita Latifi është shprehur se më e fundita në botë që duhet të hap gojën për deponitë është VMRO-DPMNE!

“Deponitë e egra janë problem real për qytetarët, padyshim iu adresohen komunave, por duket se edhe Neronët që me zjarrvënie kërkojnë argumentin për té krijuar dramacitet parazgjedhor ose kushedi se për çfarë motivesh janë po aq dramatik” është shprehur gazetari Bardhyl Zaimi.

Aktori Sabedin Selmani ka shtuar se nè krasim me mua qè mè gèzoi shumè lajmi se ditetève nè vijim do tè pastrohet deponia dikush kètè e pèrjetoi si diçka shumè tragjike andaj ja vuri FLAKÈN,èshtè shum e pandershme tè tallesh me fatèkeqèsinè e tjèr kujt!
Kush e ndezi deponinè i vdekt nana!

/TetovaSot/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …