Ballina / Lajme / Kosovë / Donita Elshani karatiste kampione e Zvicres (Foto)
Loading...

Donita Elshani karatiste kampione e Zvicres (Foto)

Suhareka vazhdon të jetë vatër e sportit, duke nxjerrur shpesh herë sportistë të dalluar jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë vendit. Një nga ta, është edhe Donita Elshani, e cila sivjet ka arritur rezultate të shkëlqyera në karate, ku është shpallur kampione e Zvicrës ne kategorinë M21 – 68 kg. Këtë trofe ajo e fitoj me dt. 18.11.2017, në Basel të Zvicrës.

Por, kush është Donita Elshani?
Ajo ka lindur në Zvicër, ku edhe jeton tani në qytetin e bukur të Gjenevës. Përveq se në shkollë, Donita ka zgjedhur edhe sportin, pasi që rrjedhë nga një familje që merret me sport.

Babai i saj Daut Elshani, në moshën e rinisë ka qenë portjer i KF “Ballkani”, ndërsa edhe pas emigrimit në Zvicër në vitet 90-ta, asnjëherë nuk kursej duke ndihmuar financiarisht klubin e tij të zemrës, madje duke qenë edhe pjesë e kryesisë.

Vëllau i Donitës, Besimi në Zvicër ndjek zanatin e gjyqtarit të futbollit, ku është pjesë e pandashme e ndarjes së drejtësisë në futbollin amator. Normalisht me moshën qe ka, synimi i tij është referimi në futbollin profesional.
Donita Elshani, ka synime të qarta për vazhdimin e karrierës së saj në sportin e karatesë. Për “Theranda Post” ajo deklaroj: ” Synimi im është që të përfaqësoj shtetin e Republikës së Kosovës. Momentalisht, kam oferta nga Federata e Karatesë së Kosovës, por që kam hasur në disa pengesa procedurale, pasi që jam shtetase e Zvicrës.

Babai im, Dauti, që po e menagjon dhe projekton karrierën time, më ka dhënë përkrahje të vazhdueshme për ndërtimin me hapa të sigurtë të karrierës, natyrisht do të merret edhe me procedurat e marrjes së shtetësisë kosovare, dhe një ditë ta përfaqësojë Kosovën, në arenën ndërkombëtare. Idoli im është Majlinda Kelmendi.”
Duke e parë vullnetin e saj për punë, kushtet optimale, si dhe përkrahjen e madhe nga familja, shpresojmë dhe besojmë që shumë shpejtë, Donita Elshani, të arrijë në majat e suksesit në arenën ndërkombëtare, dhe idoli i saj Majlinda Kelmendi, të jetë një kolege e saj.
Më poshtë, shihni disa fotografi, të aktivitetit të Donitës.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...