Ballina / Lajme / Kosovë / Dorëzimi i PAN-it, loja e radhës e Kadri Veselit për të fituar kohë
Loading...

Dorëzimi i PAN-it, loja e radhës e Kadri Veselit për të fituar kohë

Kjo është një lojë që Kadria din me bo, është mjeshtër i këtyre gjërave, sepse edhe nëse i bëjmë 61 vota, nuk është se nuk e kemi diskutu këtë çështje, po edhe në qoftë se i bëjmë Kushtetuta nuk na lejon një gjë të tillë, dhe ajo ka me ra, dhe ne kemi me i fitu kohë PAN-it dhe me i humb kohë qytetarëve të vendit, sepse ajo çështje duhet pastaj të shkojë në Gjykatë Kushtetuese, sepse Gjykata sa i përket propozimit për kryetar të Kuvendit tashmë është e qartë”, ka theksuar Gaxherri, për gazetën “Bota sot”.

Edhe seanca e sotme e konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka dështuar sikur seancat e mëparshme. Edhe pse prezent, koalicioni PAN, nuk ka propozuar emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, duke u dorëzuar, pasi edhe zyrtarisht kanë pranuar se nuk e kanë shumicën.

I gjithë debati i sotëm i Kuvendit u karakterizua me përplasje të ashpra, e ku më i ashpëri ishte ai mes kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendsje, Albin Kurtit.

Kreu i PDK-së, ftoi publikisht të gjithë ata që i bëjnë 61 vota le ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe ai do ta mbështet, duke shtuar se në këtë mën yrë ai do të tërhiqej.

“Po e them edhe një herë publikisht le të jem shumë i hapur, nuk po flas për disa që janë këtu, po flas për qytetarët e Kosovës, ne sot kur jemi, Hoxhaj e tregoj, situata politike gjendja në këtë Kuvend është 60 vota, nuk është 61 dhe nuk ka të drejt askush t’i bllokoj, është e vërtetë, po flas publikisht, kryesues mbaje evidencë, ditën që t’i bëni 61, unë jam kryetar i PAN-it, kush t’i bëjë 61 le të krijon institucionin e Kuvendit, por mos manipuloni me qytetarët”, është shprehur Veseli.

Image

Besa Gaxherri

Lojë e Kadri Veselit

Por, këtë deklarim të Veselit, deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri,  e quan vetëm një lojë të radhës të tij.

“Kjo është një lojë që Kadria din me bo, është mjeshtër i këtyre gjërave, sepse edhe nëse i bëjmë 61 vota, nuk është se nuk e kemi diskutu këtë çështje, po edhe në qoftë se i bëjmë Kushtetuta nuk na lejon një gjë të tillë, dhe ajo ka me ra, dhe ne kemi me i fitu kohë PAN-it dhe me i humb kohë qytetarëve të vendit, sepse ajo çështje duhet pastaj të shkojë në Gjykatë Kushtetuese, sepse Gjykata sa i përket propozimit për kryetar të Kuvendit tashmë është e qartë”, ka theksuar Gaxherri, për gazetën “Bota sot”.

Sipas saj, PAN duhtë dhe është i obliguar që ta shfrytëzojë të drejtën për të provuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, dhe me këtë t’i hapet rrugë vendit.

“Por loja e tij është si lojërat tjera, sepse ata kur donë me qenë korrekt me qytetarë, ata duhet me provu me e krye procedurën kushtetuese sepse e kanë obligim, e pastaj grupi tjetër prej 61 deputetësh në qoftë se mundet me u bo, d.m.th. gjerat sqarohen vetëm atëherë kur këta e provojnë dhe e konsumojnë të drejtën e tyre kushtetuese, pra e propozojnë emrin e kandidatit për kryeparalamentar. Këta e kanë obligim me konsumu të drejtën e tyre kushtetuese me i hapë rrugë vendit, jo fjalë, jo deklarata, jo pallavra, sikur ato që i kanë dëgjuar në Kuvend qytetarët e këtij vendi. Prandaj , kjo është njëra ndër lojërat që i bëjnë ata, edhe deklaratat e Veselit dhe të Kurtit sot kanë qenë tërësisht skandaloze dhe të panevojshme”, është shprehur deputetja e LDK-së.

Lidhur me atë se LDK dhe Vetëvendosje duhet të lëvizin drejtë një marrëveshje mes tyre, ajo thekson se ata janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre, por që së pari ju takon PAN-it dhe Vetëvendosjes të bëjnë përpjekjet e tyre.

“LDK-ja është koalicioni i tretë kësaj radhe, dhe koalicioni parë është PAN, i dyti Vetëvendosja. Befasohem pse nuk mundet PAN me Vetëvendosjen nuk mundet me bisedu kur këta kanë bisedu dhe i kanë harmonizu gjitha marrëveshjet për me rrëzu qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja. Pse ata sot nuk munden me gjet asnjë lloj marrëveshje, pasi LDK-ja është subjekti i tretë me radhë, dhe normal që ne jemi të gatshëm me dhënë kontributin tonë”, ka thënë për gazetën “Bota sot”, deputetja Besa Gaxherri.

Image

Faton Topal

Vetëvendosje e gatshme për te quar çështjen përpara

Ndërsa, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Topalli, e keqja është që PAN nuk po propozon asnjë kandidatë me arsyetimin që nuk i ka votat.

“Brenda Kuvendit ka deputetë që mund t’i sigurojnë votat për kryeparlamenatr. Ne jemi të gatshëm për me e mbështetë atë që siguron shumicën, pra jemi të gatshëm ta japim kontributin tonë konsultiv në këtë çështje për mos me pengu punën e Kuvendit. E keqja është që PAN nuk po propozon asnjë kandidatë me arsyetimin që nuk i ka votat”, ka theksuar ai.

Topalli, thotë se Vetëvendosja do të angazhohet për të quar çështjen e kryepalramentarit përpara.

“Si Lëvizje Vetëvendosje jemi të interesuar për të quar këtë çështje përpara, dhe kemi me bo përpjekje me i mbledh edhe votat, nënshkrimet edhe për kryetar të Kuvendit, megjithatë këtë çështje është e rregulluar me Kushtetutë dhe e drejta i takon koalicionit i cili ka fituar zgjedhjet me propozu kandidatin, këta nuk po propozojnë kandidatin e tyre”, ka përfunduar deputeti nga Vetëvendosje, Faton Topalli.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...