Ballina / Lajme / Kosovë / Dy minuta për Ambasadën e SHBA-së që do mbulohet me gurë të Kosovës
Loading...

Dy minuta për Ambasadën e SHBA-së që do mbulohet me gurë të Kosovës

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, përmes një videoje 2 minutëshe publikuar në faqen e facebookut të ambasadës, ka prezantuar punimet që janë bërë deri tash në objektin e ri të Ambasadës në Prishtinë, që pritet të përfundohet në vitin e ardhshëm.

“Kur të hapet ambasada e re, do të ofrojmë shërbime të plota për vizat, kështu që nuk do të ketë më udhëtime për në Shkup”, thotë ndër të tjera Delawie. Pjesa e jashtme e ambasadës do të jetë e mbuluar me gurë të Kosovës, derisa tregon se ajo do të përfshijë ndër të tjera edhe hapësira për ekspozimin e punimeve të artistëve kosovarë.

Ndërtesa, sipas Delawie, është pasqyrim i përkryer për fuqinë e zotimit të SHBA-së për Kosovën, me theks të veçantë në fushat e sundimit të ligjit, zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e sigurisë rajonale. “Derisa po afrohemi në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kjo ndërtesë tregon se Shtetet e Bashkuara janë këtu për të qëndruar”, përfundon Delawie.

/KOHAnet/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...