Ballina / Lajme / Kosovë / Dy vjet nga marrëveshjet e pazbatuara të Brukselit (Video)
Loading...

Dy vjet nga marrëveshjet e pazbatuara të Brukselit (Video)

Punimet për revitalizim janë ndalur, e Ura e Ibrit, ende nuk u lëshua për qarkullim.

E sa i përket kodit telefonik, +383, Kosova e ka marrë por ai do të jetë i qasshëm në plotni tek në vitin që vjen.

Ndërkohë, në zero fare ka mbetur themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që nga pala kosovare u tha se do të bënte që strukturat paralele të Serbisë të zhdukeshin.

Hiç më mirë punët nuk janë as me marrëveshjen për energjetikën, njofton Klan Kosova.

Kështu pak a shumë po shihet rezultati në terren, dy vjet pasi që Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq vunë firmat mbi ujdinë që përfshiu të katër çështjen e lartë përmendura.

Vetë, shefi i qeverisë në Prishtinë, dy vjet pas vënies së firmës në Bruksel, e pranon se ka ngecje të mëdha në Implementimin e ujdisë, por ka edhe progres.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...