Ballina / Lajme / Kosovë / “E rrezikshme pakënaqësia e PDK-së, shumica e vrasjeve të pasluftës u bënë kur ajo ishte në opozitë”

“E rrezikshme pakënaqësia e PDK-së, shumica e vrasjeve të pasluftës u bënë kur ajo ishte në opozitë”

Në komunën e Shtimës kanë ‘shpërthyer’ pakënaqësitë për shkak të kandidimit për kryetar të Ruzhdi Jasharit, nga ana e Vetëvendosjes. Ky kandidat është akuzuar se ka qenë pjesë e SHIK-ut dhe e strukturave të PDK-së, madje bartës i listës për këtë parti.

Ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari , thotë se nuk e di sigurt nëse ai ka qenë pjesë e SHIK-ut, por që sipas tij kjo organizatë po i përhap njerëzit e saj edhe në partitë tjera, pos PDK-së.

“Mundet me qenë por nuk jam unë i sigurt pasi atë rajon nuk e njoh mirë, por sa më shumë që SHIK mundet me përhap njerëz të vet nëpër partitë tjera politike, pos PDK-së, aq më i fort del SHIK-u, pastaj lirisht mundem me than se kanë njerëz në të gjitha partitë, AAK, LDK, VV. Por krejt varet deri ku munden me arritë ata pjestarë të ndikuar nga SHIK-u, varet se a munden me arritë në vendet partiake ku merren  vendimarrjet ose të bëhen deputet të partive tjera, pasi ata misionarë do ishin sikurse “Kali i Trojes” në ato parti politike”, thekson Miftari.

Ai thotë më tutje se është fat që klani Pronto po shënon rënie, por ekziston rreziku kur PDK-ja të jetë në opozitë.

“Partitë politike duhet patur kujdes nga të “pakënaqurit” e PDK pasi shumë lehtë vijnë me misione të ndryshme, por është fat se klani dhe strukturat e SHIK-ut janë në rënie e sipër dhe pikërisht kjo metodë e punës si tipit PRONTO, e ka sjell PDK-në në pozitë të palakmushme, mos harroni shumica e këtyre vrasjeve pasluftës janë bërë kur këta njerëz kanë qenë në opozitë”, thekson ai.

Ai thotë më tutje se njerësit e këtij klanipër të mbetë në pushtet nuk e kanë problem edhe nëse vrasin njerëz.

“Luftën për pushtet këta njerëz e bëjnë me çdo mënyrë tradicionale opozitare, por edhe me shantazhe, blerje, kërcënime edhe me vrasje për me ardh në pushtet, ose me mbetë në pushtet nuk e kanë problem edhe me vra njerëz apo kundërshtarë, por duhet ruajtur shumë etiketimeve të këtyre njerzëve, qëllimi i tyre është të ju fusin në konflikt me miqtë e juaj apo partnerët e mundshëm politikë”, thekson ai për “Bota sot”.

Miftari ka edhe një këshillë për Vetëvendosjen dhe LDK-në.

“Prandaj VV edhe LDK duhet të kanë kujdes në raportet e tyre pasi tjetër formulë nuk ka, pos Lista serbe dhe PDK të shkojnë në opozitë. Për pushtet këta nuk kanë rregulla edhe mund të vrasin kënd për t’i fajësuar tjerët e kanë profesion”, vlerëson Miftari.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kancelari Kurz takon Setki Ibraimin, i jep përkrahje për garën komunale

Kancelari austriak Sebastian Kurz sot ka takuar shqiptarin nga Tetova, Setki Ibraimi i cili gaton …