Ballina / Show Bizz / Edhe 300 shtretër për pacientët në Spitalin psikiatrik, drejtori Kovaçi: Angazhohemi maksimalisht të krijojmë kushte sa më të mira
Loading...

Edhe 300 shtretër për pacientët në Spitalin psikiatrik, drejtori Kovaçi: Angazhohemi maksimalisht të krijojmë kushte sa më të mira

Drejtori i spitalit ‘Psikiatrik-Shkup’, Qamil Kovaçi, po jep një kontribut intensiv në krijimin e kushteve në këtë spital. Tani kanë furnizuar reth 300 krevat të rinj për klientët të cilët kanë qëndrim të përhershëm në këtë spital.

Fillimisht, është bërë riparimi i disa reparteve, ku janë rikonstruar në tërësi, dhe pas këtij investimi kapital, kanë sjellë vendim për marrjen e 300 shtretërve të rinj. Investimi në fjalë është nga mjete vetanake të spitalit Psikiatrik-Shkup, që kap një vlerë prej 9 milion denar.

“Angazhohemi maksimalisht të krijojmë kushte sa më të mira për pacientët, duke pasur në konsideratë gjendjen e tyre mendore dhe psikike, pasi që ata edhe krijojnë dëme materiale, duke dëmtuar inventarin për fjetje. Por në kontinuitet jemi marë me riparime, por konstatuam se duhet të blihen krevat të rinj dhe në këtë fazë blemë 300 krevat të rinj. Punojmë që të adaptojmë kushte edhe për personelin mjekësor, që punët e tyre t’i kryejnë në mënyrë sa më efikase, pasi që edhe ata trajtojnë dhe mjekojnë pacient me sëmundje mentale e që është shumë vështirë”, shprehet Qamil Kovaçi, Drejtor .

Ndryshe, ky spital respekton dy gjuhësinë, ku shumica e tabelave dhe mbishkrimet janë në gjuhën shqipe dhe ka respektuar përfaqësimin adekuat të shqiptarëve, ku janë të punësuar reth 25 për qind.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Premierë/ “Gjynah” Super projekti i ri muzikor nga Vani Gjuzi (Foto-Video)

Vani Gjuzi sapo ka publikuar projektin me te ri muzikor. Super projekti muzikor është punu …

Loading...