Ballina / Lajme / Kosovë / Edhe Islam Pacolli mohon se ka një vendim kundër koalicionit me PAN
Loading...

Edhe Islam Pacolli mohon se ka një vendim kundër koalicionit me PAN

Deputeti i zgjedhur i AKR-së, Islam Pacolli, ka mohuar deklaratën e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, i cili dje ka thënë se nuk do të ketë koalicion me PAN-in. “S’ka kësi vendime”, tha Pacolli për KALLXO.com.

Të dielën, Kuvendi i Përgjithshëm i AKR-së ka autorizuar kryetarin e këtij subjekti, Behgjet Pacolli që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë të shohë mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për daljen nga kriza edhe jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.

Ky veprim dhe disa deklarata publike të drejtuesve të AKR-së kanë lënë të kuptohet se ky subjekt mund t’i bashkohet koalicionit PAN, duke e braktisur kështu koalicionin parazgjedhor të formuar me LDK-në dhe Alternativën.

Ndërkaq, kandidati i koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN) për kryeministër, Ramush Haradinaj, tha sot se ka “konsulta të vazhdueshme” me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.

Në një konferencë për media, ku prezantoi kandidatin e AAK-së për kryetar të Ferizajt, Xhavit Zariqi, Haradinaj foli edhe për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe të Qeverisë.

Ai u shpreh se nuk ndihet mirë me shtyrjet dhe shtoi se arsyeja pse ky proces është tejzgjatur është “sepse duhet ta kemi një qeveri që i bën ballë temave të mëdha”.

/GazetaExpress/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …