Ballina / Teknologji / Edhe një version i Huawei P10 Plus (Foto)

Edhe një version i Huawei P10 Plus (Foto)

P10 Plus është smartfoni më i fundit i kompanisë së njohur kineze, Huawei, i cili është prezantuar së bashku me modelin P10 në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC 2017) në muajin shkurt.

Huawei P10 Plus ka ekran 5.5-inç, kamerën kryesore të dyfishtë 20 + 12 megapikselë, si dhe është në dispozicion me disa ngjyra, duke përfshirë ngjyrë të bardhë, gjelbër, kaltër, të zezë Graphite, ari, rozë-ari dhe ngjyrë argjendi.

Nëse këto versione të ngjyrave nuk mjaftojnë, tani kompania ka lansuar versionin e ri të P10 Plus me ngjyrë të zezë Bright.

Përkundër ngjyrës së zezë Graphite, ngjyra e re e zezë Bright i jep smartfonit një pamje shkëlqyese.

Smartfoni i ri është në dispozicion që tani dhe mund të blihet në Kinë nga Vmall, JD.com, Suning.com dhe Tmall.

Për momentin, ende nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion edhe për tregje të reja./KosovaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Dalin në shitje modelet më të reja Samsung Galaxy S9 dhe S9+

Samsung Galaxy S9 dhe S9+ vijnë me ekran Infinity Super AMOLED me rezoulicon Quad HD.  …