Ballina / Uncategorized / Edhe Ramë Buja largohet nga PDK-ja, thotë se po degradohet partia
Loading...

Edhe Ramë Buja largohet nga PDK-ja, thotë se po degradohet partia

Ish-ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, e cila është mbajtur sot, ka dorëzuar një letër dorëheqjeje për largimin e tij nga kryesia e kësaj partie.

Lajmin për dorëheqje nga kryesia e PDK-së, Buja e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” duke treguar se arsyet kanë qenë të shumta të cilat e kanë përcjellë deri te ky vendim.

“Po, unë kam dhënë dorëheqje sot nga kryesia e partisë, është teksti i dorëheqjes të cilin e kam dorëzuar dhe nuk kam çfarë të shtoj më shumë”, tha ai.

Në letrën e dorëheqjes, të cilën Buja sot e ka dorëzuar në parti, kopje të së cilës ka arritur të sigurojë edhe “Gazeta Blic” thuhet se vendimi i tij është i pakthyeshëm.

“Jap dorëheqje të pakthyeshme nga Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës me keqardhje të madhe dhe dhimbje të pamatshme! Arsyet janë objektive dhe të shumta e të shumëkohëshe, që nuk dua ti përmend në këtë rast, por vetëm të ju bëjë me dije se, këtu pushon angazhimi im në kreun e kësaj partie, ku isha njëri nga themeluesit e saj dhe në të cilën investova mundin dhe përpjekjet e vazhdueshëm, pothuaj dydekadëshe, dhe ku tani nuk më mbeti më vend as hapësirë për veprim e kontribut”, thuhet në letrën të cilën Buja ia ka dorëzuar partisë.

Tutje, ai ka deklaruar se degradimi që po i ndodh PDK-së do ta trazojë edhe më shumë këtë subjekt politik.

“Degardimi që po ndodh (qofsha i gabuar) do ta trazojë e çorjentojë akoma më shumë këtë subjekt politik, nëse nuk i vihet digë penguese të keqes dhe degjenerimit politik në vazhdim, gjë në të cilën unë kam humbur përfundimisht”, thuhet në letër dorëheqje.

Ndryshe, ish-ministri Buja nuk ishte i përfshirë me vetëdëshirë në listën zgjedhore të PDK-së, në zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit. / Express/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Coming Soon “ Nuk e Di” nga ZONI

Nuk e Di është një projekt i cili pret shumë shpejt të marri driten e …

Loading...