Ballina / Lajme / Kosovë / Edhe zyrtari i LDK-së flet për debatin e “komandantëve”, dikur “komandantë e sot kriminelë”
Loading...

Edhe zyrtari i LDK-së flet për debatin e “komandantëve”, dikur “komandantë e sot kriminelë”

Sot Frashër Krasniqi nga Vetëvendosja ‘ndezi’ debatin rreth luftës së UÇK-së dhe ‘komandatëve’ të saj. Të menjëhershme ishin reagimet nga palët tjera, ndërsa zyrtarët e tjerë të Vetëvendosjes thanë se disa nuk kanë të drejtë të përmendin luftën e UÇK-së, pasi përfunduan në koalicionin e krimit.

Duke folur rreth këtij debati, Dardan Velija nga LDK-ja në një prononcim për “Bota sot”, thotë është për keqardhje se si Kosova ka ngecur në një temë të para 18 vitesh, në kohën kur ka probleme tjera të brendshme.

“Është për të ardhur keq që kemi ngecur si shoqëri ende në tema të para 18 vitesh në kohën kur jemi shteti më i varfër në Evropë e me probleme të akumuluara enorme”, thekson Velija.

Ai thotë se më me dëshirë do të dëgjonte diskutime rreth asaj çfarë e pret Kosovën pas 18 vjetësh.

Nga ana tjetër, analisti Faton Mehmeti thotë se të ashtuquajturit komandantë të UÇK-së, shumica e kanë mbartur vetë lavdinë e UÇK-së por asnjëherë me meritë.

“Duke qëndruar nëpër hotelet e Tiranës paslufte pothuajse u shëndrruan në legjenda të gjalla, ata që nuk dijnë të tregojnë për asnjë betejë që e kanë bërë.  Edhe ata që sapo pak kanë kontribuar në luftë, imazhin e tyre e zbehën paslufte. Duke u pasuruar brenda natës,  nën kërcënimin e armëve plaçkiten çdo gjë shtetërore, grabitën prona dhe pasuri duke u bërë bosa. Shumica e këtyre të ashtuquajturëve komandantë, janë shndërruar në kriminelë të paslufte, janë  njerëzit më të pasur në Kosovë pa asnnjë ditë pune”, thekson ai.

Poashtu Mehmeti thotë se debati i fundit tregon më të miri të zezat që PDK-ja e komandatët e saj i kanë bërë Kosovës.

“Debati i fundit në mes VV dhe PDK për komandantët e luftës, tregon më së miri se krejt të zezat që Kosovës ia kanë bërë PDK dhe komandantët e saj, janë mistifikuar nën  imazhin e luftës së UÇK-së. Kjo nuk është aspak e drejtë, as korrekte pasi lufta nuk duhet të shërbej si mbrojë për të vjedhur dhe bërë cçdo gjë të keqe Kosovës. Dikur komandantë e sot kriminelë, kjo është motoja më e mirë që përshkruan degradimin e atyre që dikur ” luftuan” për liri e sot janë bërë kriminel dhe boss.VV ka të drejtë kur akuzon PDK për lidhje me krimin, por mos të harrojnë se edhe brenda rradhës së tyre kanë disa komandatë që sot janë milionerë dhe të paprekshëm prej pushteti. Kjo tregon se kjo ” luftë” mes VV dhe PDK bëhet për poena politikë dhe asgjë tjetër”, thekson ai./BS

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...