Ballina / Show Bizz / TV / Film / Edi Mehana në cilësinë e regjisorit në USA
Loading...

Edi Mehana në cilësinë e regjisorit në USA

Edi Mehana është aktor nga Kosova i cili me sukses po ecë rrugës artistike. Në vendin tonë është i njohur me rolin e Tonit në filmin artistik të metrazhit të gjatë ,,Kufomat” nga Luan Kryeziu dhe filmin grek ,,Eduard” të Angeliki Antoniou.

Përveq sukseseve të treguara në teatër dhe film ai ka filluar të dëshmon vehten edhe në rolin e regjisorit. Tani Edi sapo ka përfunduar xhirimet në filmin e metrazhit të shkurtë  20 minuta “ The Pride”, i cili duket mjaft premtues, me skenar të Edi Mehana dhe Vyrtyt Kelmendi.

Karrierën e tij si aktor Edi kishte filluar me filmin artistik të metrazhit të gjatë “ Kufomat “ me skenar dhe regji të Luan Kryeziut, ku u sofistikua si aktor profesionist përkrah Enver Petrovcit, Hadi Shehu, Luan Dakes e aktor të tjer me përvojë të dëshmuar. Ndërsa filmi grek ,,Eduard” në të cilin Edi kishte interpretuar, ishte shfaqur në festivalin e Cannes.

Tani më Mehana është i përzgjedhur për rolin Black Jack në serialin amerikan”Blu Sky”, skenar të Steve Aleksander. Gjithashtu ka luajtur në projektin tjeter amerikan të metrazhit të gjatë “Squatters”  me skenar  të Luis Centeno dhe regji të Luan Kryeziut. Është bërë publike që Edi Mehana gjithashtu është i përzgjedhur të interpretojë në serialin amerikan “Clash of the Vampir”, i cili do të shfaqet së shpejti në NETFLIX.

Në një intervistë për MegaPress, Edi Mehana ka thënë se ka pasur bashkpunime të ndryshme por edhe kësaj here gjithçka ka shkuar mirë. Për lexuesit e MegaPress, Edi Mehana është shprehur:

 

  1. Si erdhi deri te idea per te krijuar nje film me teme te tille?

Pasi qe hapëm kompanine filmike “EAGLE MEHANA FILM PRODUCTIONS” me partnerin tim Kenny Lone Eagle, vendosem që të realizojmë projektin ton të  parë. Unë dhe bashkë-skenaristi im Virtyt Kelmendi, hulumtuam për ta gjetur një temë sa më unike dhe filluam ta shkruajme skenarin “THE PRIDE” , pas disa muajsh përfunduam skenarin… pastaj filluam të përzgjedhim aktorët . Në ndërkohë unë e punova librin e xhirimit dhe çdo gjë ishte gati, skenarin dhe rolet i pëlqyen të gjithë. Me 1 gusht te ketij viti filluam xhirimet për 4 ditë, çdo gjë shkoj sipas planit dhe tani presim të fillojmë me montimin e filmit.
“THE PRIDE”
Skenari: Virtyt Kelmendi & Edi Mehana
Regjisor: Edi Mehana
DOP: Victor Tan
Skenariste: Virtyt Kelmendi & Edi Mehana
Producent: Kenny Lone Eagle, Edi Mehana & Charles Tiedje
Aktrojne: Charles Tiedje, Dominic Capone, Doug Mcdade, Chris Maher, Gabija Guzauskaite, James Fuller, Kenny Lone Eagle, Harold Dennis, Luis Centeno, Edi Mehana
MUA: Dora Këak
Kostumografe: Antigona Rrustolli Mehana

 

  1. Si ishte bashkepunimi me aktorët amerikan?

 

  1. Vitet e fundit jetoj dhe punoj këtu në SH.B.A dhe kam pasur bashkëpunime të ndryshme. Edhe kesaj radhe si regjisor ka qenë bashkunim shumë i mirë, sepse i kam përzgjedhur aktorët qe i njoh dhe kam punuar me ta. Jam shumë i kënaqur me punen e tyre profesionale edhe pse kemi punuar 12 deri 14 orë në ditë. Kemi xhiruar në një shtet tjeter në Indiana, çdo gjë ka shkuar sipas planit.

 

  1. Ku ishin vështërsitë më të mëdha gjatë realizimit?

 

  1. Ta them të drejten faleminderit prej Zotit, nuk kemi hasur në vështërsi, pasi që të gjitha parapregatitjet jemi munduar t`i rregullojme sa me sakt, që në shesh të xhirimit mos te kemi vështërsi dhe ashtu shkoi.

 

  1. Çka synoni me këtë film?

4. Pasi qe është film i metrazhit të shkurtë edhe qellimi yn ka qenë që t`i ndjekim festivalet.

5. Cilit zhaner dhe metrazh i takon filmi?

 

  1. Filmi i takon zhanrit “Drame Sociale” dhe mundohemi që mos e kalojna 20 minuta dhe të mbetet metrazh i shkurtër.

 

  1. Pse i keni vënë emrin filmit “THE PRIDE”?

 

  1. Si temë filmi ka lufterat dhe dashurinë, ku brenda dashurisë ka edhe homoseksualizem. Këto te dyja “LUFTA” dhe “HOMOSEKSUALIZMI” thirren me të njejten “MBURRJE’ ose “THE PRIDE”.L.S/MegaPress/

 

 

 

 

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Coming Soon “ Nuk e Di” nga ZONI

Nuk e Di është një projekt i cili pret shumë shpejt të marri driten e …

Loading...