Ballina / Femra / EGY, fituesja e Best new artist dhe Best Female artist në ,,Shkodra Fest” (foto dhe video)

EGY, fituesja e Best new artist dhe Best Female artist në ,,Shkodra Fest” (foto dhe video)

Egy është një këngëtare vetëm 17 vjeç, por e cila që në fillim hyri rrëmbimshëm në skenen muzikore, duke rrëmbyer dy çmime në ” ShkodraFest 3″ Best new artist dhe Best Female.

E gjithë kjo ka ardhur falë bukurisë dhe interpretimeve të veçanta të saj. Shumë shpejt do ta shohim me një klip të ri dhe shumë më ndryshe nga të tjerët.

Lirie Sahiti: Cilat kan qenë hapat e tua në këtë fushë dhe si është treguar publiku shqiptar karshi jush?

EGY: Fillimisht kam ndjekur shkollim privat në kanto. Më pas në moshen 16 vjeçare (para një viti) sepse tani jam 17 realizova nje projekt video music e cila titullohet (So e let) e cila u transmetua në shumë kanale muzikore, në trevat shqiptare. Kënga nga publiku u prit mjaft mirë, pasi mori një numër të lart klikimesh në youtube.

2. Lirie Sahiti: Kush është EGY për ata që nuk të njohin sa duhet?

EGY: Egy është një vajzë 17 vjeçare e cila ka punuar shumë me ambicje dhe talent për të arritur majat në karrieren e saj.

3. Lirie Sahiti: Ju keni fituar dy çimime në ShkodraFest ” Best new artist dhe Best female” e keni pritur këtë apo ka qenë befasi per ju?

EGY: Mendoj që secili që konkuron dëshiron më të miren për veten e tij/saj. Unë gjithmon nisem për të qenë më e mira. Gjithsesi janë 2 çmime të cilat i dëshiroja dhe janë një privilegj për mua. Pasi realisht unë jam një artiste e re dhe mbasi fitova “Best New Artist” për mua është njësoj sikur fitova çmimin e madh. Ndërsa për “Best Female” WOW besoj se është një cmim që nuk do shumë koment. Cdo femer do ta dëshironte…

4. Lirie Sahiti: Na trego për projektin tuaj të radhës dhe çka e veçon këtë nga projektet tjera?

EGY: Atëherë unë kam dy projekte gati për shpërthim. I pari është një super RMX Hip hop (terror squad ft Fat Joe – Lean Back) nga unë titullohet (Leviz Icik). Ky projekt do të lansohet në kanalin tim zyrtar te youtubit, me lyrics me dt.30.12.2017. Ndërsa projekti tjetër do të jet me një super video dhe pritet të lanshet nga fillimi i shkurtit. Kënga titullohet “Coming Baby”.

5. Lirie Sahiti: Si ndjeheni tani që keni fituar vëmendje dhe interes te publiku?

EGY: Thjeshtë WOW dhe më pëlqen. Meqenëse jemi tek publiku, një puthje të maaadhe fare për të gjithë fansat e mij.

 

6. Kë do e falenderoje për sukseset e tua?

EGY: Së pari menagjerin tim Claudio i cili bënë punë të palodhur për mua dhe kujdeset edhe për detajin më të vogël. Së dyti producentin e këtij audicioni ” ShkodraFest” Eslamed Senaj. Pasi ishte hera e parë në jeten time të ngreja trofe dhe këto emocione vijnë fal këtij njeriu i cili e ka realizuar kete eveniment. Stilisten time Matilda Zeneli, makeup artisten Klara Trungu dhe koreografin tim bashk me Denis Blaceri.

7. Lirie SahitiNje mesazh per gjithe ata qe deshirojne ta provojne veten si kengetar?

EGY: Kush mendon se ka talent duhet të punoj shumë dhe mos të dorëzohet para askuj por ta ndjek pasionin.

Megapress.al

Loading...

Shikoni gjithashtu

Shenohet 8 Marsi dita Ndërkombëtare e gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si “Dita e …