Ballina / Show Bizz / Ekrem Rama vjen fuqishëm në duetin e ri (Video)
Loading...

Ekrem Rama vjen fuqishëm në duetin e ri (Video)

Ekrem Rama është ndër ata këngëtar që për të kënduar nuk i duhet fare mikrofoni, pasi zëri i tij jehon fuqishëm, degjohet fortë. Kënga e parë e Ekrem Krames doli në vitin 1998 dhe mbante titullin “Këto vajza të reja”. Kjo këngë u pëlqye mjaftë asaj kohe.

Projekti i fundit i këngëtarit është në bashkëpunim me këngëtaren Vjollca Hamiti. Kënga mban titullin “Skemi pas kismet” dhe vjen me tekst të Valmir Delia dhe orkestrim nga Lil Rama. Klipi është realizuar nga “Swart Albania”.

Nuk është rastësisht në skenë, pasi është rritur në një familje muzikantësh. Thotë se muzikën e ka pasion që në fëmijëri. Këtë gjë vazhdon ta bëjë edhe sot e tutje, ti argëtoj e ndez flakë dasmat e gëzimet familjare kudo.

Që moti është angazhuar nëpër ahengje e mbrëmje të ndryshme familjare, ku gjithmonë e ka ndezur atmosferen në maksimum. E, kënga që e bëri shumë të dashur për publikun, e i dha më shumë famë ishte ajo me titull “Ka me t’vra Zoti”.

Ju ftojmë ta shikoni videon e këngës “Skemi pas kismet”:

Loading...

Shikoni gjithashtu

Metiz ft Wheresdonie bashkojn forcat për Hitin me te ri muzikore (Foto-Video)

Industria muzikore shqiptare aktualishtë është shumë produktive, fal artistave të talentuar dhe përqafimit me rryma …

Loading...