Ballina / Lajme / Kosovë / Eksperti austriak tregon edhe sa vjet i duhen Kosovës për t’u anëtarësuar në BE
Loading...

Eksperti austriak tregon edhe sa vjet i duhen Kosovës për t’u anëtarësuar në BE

Eksperti austriak për Ballkanin Wolfgang Petritsch, i cili sot mbush 70 vjet, thekson se çështja e marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve e serbëve, e para së gjithash ato me Kosovën, janë vendimtare që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Ai ka kërkuar angazhim më të madh të Austrisë në rajon duke theksuar ndikimin e madh që Vjena e ka në Ballkan.

Ai ka vlerësuar, siç përcjell media serbe, se nëse në Kosovë nuk zgjidhen problemet politike, përkatësisht institucionet, ajo edhe 30 vjet nuk do të jetë e gatshme për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Kohë më parë kam qenë në Serbi dhe atje, pos flirtit me Rusinë, e kam vërejtur se vendi të ardhmen e sheh në BE. Serbia është vend i rëndësishëm i rajonit dhe çështja e marrëdhënieve shqiptare-serbe, në radhë të parë ao me Kosovën, janë vendimtare”, ka thënë ai.

/BotaSot/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …