Hetimimet rreth vrasjes së Kujtim Mehollit, i cili u gjet i vdekur javen e kaluar skaj lumit Sitnica në Vushtrri, janë në përfundim e siper.
I ndjeri ishte raportua nga familjaret si person i zhdukur në stacionin policor në Vushtrri. Ndërsa më vonë është gjetur trupi i të ndjerit nga një bari.
Në një prononcim për MegaPress zëdhënsi i policis Avni Zahiti ka thënë se “ Rasti cilësohet si vrasje e rëndë, personat janë identifikuar dhe arrestuar, ndërsa janë gjetur edhe prova material në shtëpinë e vrasësve”
Ndërsa prokurorja Zejnie Kelmendi, e cila është marur me rastin për MegaPress ka thënë se “ Në momentin kur është gjetur i ndjeri, nuk kan qenë në dijeni se kush ishte dhe kush do të mund të ishte vrasësi! Kordinimi me policin ka qenë veprim i shpejt hetimor dhe në bazë të tyre kemi pasur një të dhënë, numrin e fundit që ka kontaktuar viktima”. Nga kjo ka filluar të zgjidhet enigma e vrasjes dhe tre të dyshuar janë në paraburig.
Ndërsa puna e shpejt nga ana e patologut Arsim Gërxhaliut siç tha prokurorja Kelmendi, ka bërë të ditur mënyra e vrasjes së viktimes.
Sipas prokurores Zejnie Kelmendit veprimi i shpejt i policisë dhe kordinimi me gjykaten dhe patologun ka ardhur si rezultat i shpejt i zgjedhjes së rastit. / MegaPress/