Ermi Gjergji vjen shumë shpejt me “Psikopat”
Zbulimi.com
15 Dhjetor, 2017
Show Bizz
21 Lexues
- Ajo është një artiste e re, por me mjaft ndjekës dhe e pëlqyer, falë stilit dhe fizikut të saj. Po flasim për këngëtaren Ermi Gjergji, e cila ka gati vërtetë një këngë të bukur e ritmike që sapo e ka xhiruar me klip. Kënga mban titullin “Psikopat” ku do të godasë shumë gjininë mashkullore, por me një fabul të bukur kënge e me pikëpyetje skenash, por edhe ajo do të vijë mjaft provokuese, ku për veshjen është kujdesur Look @ me, ndërsa për makeup and hair Mimoza Bunjaku. Klipi është xhiruar nga Ëhite Production, me muzikë e tekst gjithcka nga Gbox. Kënga me klip e me një tekst interesant do të vijë pas disa ditëve në treg, ndërsa ka nisur kureshtja e audiencës, pasi Ermi do të vijë mjaft seksi, por edhe për ju vajza duhet të prisni për të parë një super djalosh simpatik që është protagonist kryesor në klip.