Ballina / Lajme / Erolld Belegu: 10,000 të rinj do të trajnohen menjëherë për IT
Loading...

Erolld Belegu: 10,000 të rinj do të trajnohen menjëherë për IT

Duke e ditur që Teknologjia e Informacionit është një prej fushave të pakta ku Kosova qëndron në hap me shtetet e zhvilluara, kandidati për deputet nga radhët e koalicionit 100% AAK-PSD, Erolld Belegu, i cili njëkohësisht është edhe këshilltar i Ramush Haradinajt, e quajti Kosovën si Djep të kësaj lëmie.

Në kuadër të fushatës së tij, zotëri Belegu është zotuar për aftësimin e menjëhershëm të 10,000 të rinjve në fushën e Teknologjisë së Informacionit, me ç’rast do të bëhet trajnimi i tyre për t’ju mundësuar që të jenë të gatshëm për treg të punës brenda 6 muajve.

Ky do të jetë vetëm hapi i parë, pasi që ky segment do të jetë një ndër prioretitetet e qeverisë Haradinaj, ku më pas do të ketë edhe elemente të reja siç është futja e kodimit si lëndë mësimore në shkolla, e shumë vendime të tjera në të mirë të kësaj kategorie.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...