Ballina / Lajme / Eureka, tabloidi serb zbulon ‘planin djallëzor’ të Shqipërisë së Madhe
Loading...

Eureka, tabloidi serb zbulon ‘planin djallëzor’ të Shqipërisë së Madhe

Projekt i fshehtë, Shqipëria e Madhe do të jetë anëtare e BE-së, kështu e nis artikullin tabloidi serb ‘Informer’.

Avokatët e këtij projekti, shkruan kjo e përditshme, do të mirëpresim momentin kur rajoni do të hyjë në Bashkimin Evropian.

“Kjo tezë, edhe pse tingëllon sikur shumë teori konspirative, është pjesë e planit të ‘Shqipërisë Natyrale’ që promovohet jo vetëm nga Edi Rama por edhe nga shumica e shqiptarëve në rajon”, thuhet në paragrafin hyrës të këtij artikulli, përcjell Konica.al.

Sipas kësaj gazetë, është e qartë se rajoni nuk do të bëhet pjesë e BE-së pa u zgjidhur problemi midis Kosovës dhe Serbisë, prandaj shqiptarët duke e ditur këtë do të presin me durim për ‘paketën’ që do t’i bëjë pa shumë përpjekje anëtarë të BE-së.

Dhe sipas ‘zbulimit’ të Informer shqptarët do të realizojnë ‘Shqipërinë Natyrale’ për faktin që vetë Bashkimi Evropian ka nevojë për këtë.

“Ky është një plan i përgatitur me zgjuarësi për të marrë atë çka duan, pa i ndryshuar kufijtë apo pa e lënduar sovranitetin e ndonjë shteti”, thuhet në artikull.

Por, Momçillo Trajkoviç, lider i një partie serbe nga Kosova, mendon se elita politike në Kosovë nuk do të tolerojë një gjë të tillë për shkak se në rast të bashkimit ajo do të humbiste privilegjet e saj dhe ata do kishin një lloj autonomie në kuadër të ‘Shqipërisë së Madhe’.

Sipas gazetës ‘Informer’, shqiptarët po e realizojnë bashkimin në sajë të marrëveshjeve për kufirin fillimisht midis Shqipërisë së Kosovës, e më pas edhe me Maqedoninë dhe Malin e Zi.

/Konica.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...