Ballina / Femra / Bukuri dhe Kujdes / Eva Murati, bukuroshja shqiptare për të cilën shkruajnë mediat ballkanike
Loading...

Eva Murati, bukuroshja shqiptare për të cilën shkruajnë mediat ballkanike

Eva Murati është një personazh për të cilën po bëhet bujë jo vetëm në mediat shqiptare por edhe në ato ballkanike. Sot thuja se nga të gjitha shtetet ballkanike, mediat kanë bërë prezantimin e Eva Muratit për opinjonin e tyre. Eva është prezantuar vazhdimisht si shembull i suksesit dhe model i të rinjëve të cilët dëshirojnë karrierën.

Kangur Tv Show, seriali me i ri nga regjizori Luan Kryeziu, prodhuar nga Iliria Film Production i cili është ende në fazë xhirimesh, është sfida e rradhes e bukuroshes shqiptare.

Edhe pse në moshë të re Eva Murati  ka ngjitur pak nga pak hapat ne boten e artit duke u bere nje nder emrat me te perfolur ne boten e showbizit ne Shqiperi. Aktore dhe moderator, ajo ka nisur karrierën e saj në moshen 15 vjeҫare duke u bërë e njohur nëpërmjet reklamave televizive. Iu dha mundësia të drejtonte emisionin e saj të parë ne primetime Antilope dhe më pas të tregonte se nuk ishte thjesht nje vajze simpatike përkrah figurave te medha si Adi Krasta ne programin Duartrokitje, të dy projekte në televizionin Agon Channel. Në 2016 u transferua në Vizion Plus, ku prezantoi Miss Universe Albania dhe VIP Zone.

Sot ajo eshte kthyer ne nje prej prezantueseve me te dashura te publikut shqiptar me UEFA Champions League Show ne Tring Digital, në një rrugetim drejt botës se futbollit që ashtu sic shprehet edhe vete kurre nuk e kishte imagjinuar. Murati ka debutuar në filmin The Outlaw , Ti mund të më quash Xhon gjithashtu ka qene  pjese e serialit Skanderbeg dhe Kokrrat. /MegaPress/

Të gjitha të drejtat e rezervuara nga /MegaPress.al/

Shikoni gjithashtu

Behare Maksutaj shqiptarja më e bukur që e keni parë

Shumë media po shkruajnë për një bukuroshe shqiptare që jeton në Zvicër dhe që po …

Loading...